Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Sipas tvKlan bëhet e ditur se prokurori i SPAK Sotir Kllapi ka kërkuar 4 vite burgim për Vangjush Dakon, që nëse do të pranohet gjykimi i shkurtuar, atëherë pretenca i bie 2.8 vite burgim.
Po ashtu, është kërkuar që Fiqiri Farruku, të cilësohet fajtor për falsifikim vulash stampash e formularësh të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa 2 vite për shkak të dënimit të shkurtuar.
Prokuroria kërkoi që Ardian Bulku të cilësohet fajtor për falsifikim dokumentesh dhe të dënohet me 3 vjet, 2 vjet burg me gjykim të shkurtuar.
Për Bulkun të pezullohet ekzekutimi i vendimit.