Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi Parlamentar i PD-së propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat!

2024/11/11 at 6:47 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupi Parlamentar i PD-së propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar ditën e sotme një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që çdo deputet të vetëdeklarojë nëse ka përdorur aplikacionin “SKY ECC ose ENCROCHAT”.

Sipas kërkesës së PD-së, kjo iniciativë vjen pasi  nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese evropiane, ka rezultuar se gjuha shqipe është gjuha e dytë më e përdorur në aplikacionet e enkriptuara SKY ECC dhe ENCROCHAT, me rreth 16 mijë përdorues shqiptar.

Partia Demokratike citon gjithashtu se hetimet kanë zbuluar që përdorues të këtyre aplikacioneve nuk kanë qenë vetëm anëtarë të grupeve kriminale, por edhe funksionarë të lartë publik shqiptar, përfshirë funksionarë të Policisë, organeve të drejtësisë, pushtetit vendor dhe qendror.

“Hetimet kanë zbardhur komunikimet e një deputeti të Partisë Socialiste me grupe dhe eksponentë të krimit të organizuar. Nga të dhënat e përftuara nga këto komunikime ka rezultuar se eksponentë të krimit të organizuar kanë ndërhyrë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste për të përcaktuar pozicionin e këtij deputeti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe për të siguruar vota në bashkitë Durrës dhe Shijak, me qëllim zgjedhjen e tij. Deputeti nga ana e tij ka siguruar të dhëna sekrete dhe ka ndërhyrë në organet e drejtësisë me qëllim favorizimin dhe moskapjen e eksponentëve të krimit të organizuar”, thuhet në relacionin shoqërues.

Në propozimin që mban firmën e Gazment Bardhit, argumentohet se nga burime të ndryshme mediatike janë hedhur dyshime serioze se rezultojnë komunikime edhe të deputetëve të tjerë me eksponentë të krimit të organizuar, për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.

“Këto dyshime ngrejnë pikëpyetje mbi integritetin, etikën dhe besueshmërinë jo vetëm të deputetëve, por edhe të vetë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka për funksion themelor të sigurojë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve dhe një proces ligjbërës të udhëhequr nga interesi publik. Ekzistenca e komunikimeve në aplikacionet e enkriptuara, që dihet botërisht se përdoreshin nga grupet kriminale, me qëllim ushtrimin e aktiviteteve të paligjshme, dëmton rëndë reputacionin dhe kredibilitetin e deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë.” – thuhet në relacionin shoqërues

Në propozim, Grupi Parlamentar i Partisë Demorkatike, jep edhe modelin e formularit të vetëdeklarimit që deputetët duhet të plotësojnë.

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

Seanca plenare në Kuvend do të zhvillohet më 16 qershor

13 Qershor, 2025 5:38 pm
Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare
Aktualitet

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

13 Qershor, 2025 5:01 pm
Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
Aktualitet

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

13 Qershor, 2025 4:31 pm
Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord
Aktualitet

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

13 Qershor, 2025 4:19 pm
Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran
Bota

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

13 Qershor, 2025 4:04 pm
Arrestimi i ish-Presidentit, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!
Aktualitet

Meta kërkon lirinë: Të zbutet masa e sigurisë, jam kreu i një partie opozitare

13 Qershor, 2025 3:56 pm
Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Aktualitet

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

13 Qershor, 2025 3:42 pm
U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
Kryesore

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

13 Qershor, 2025 3:24 pm
“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Para
Kosovë/ Një 59-vjeçar plagos me thikë 4 qytetarë në rrugë

Kosovë/ Një 59-vjeçar plagos me thikë 4 qytetarë në rrugë

Sfidat e Kombëtares/ Mungesa në listën kuqezi, Selvinjo fton tre futbollistë të rinj

Sfidat e Kombëtares/ Mungesa në listën kuqezi, Selvinjo fton tre futbollistë të rinj

Javë me “përmbysje” të papritura, Meri Shehu lajmëron shenjat për lëkundjet e Nëntorit

Javë me “përmbysje” të papritura, Meri Shehu lajmëron shenjat për lëkundjet e Nëntorit

TE FUNDIT

Seanca plenare në Kuvend do të zhvillohet më 16 qershor

Auto-Skicë
13 Qershor, 2025

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, 16 Qershor, në orën 13:00. Sipas urdhrit të...

Lexo më shumë

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare
13 Qershor, 2025

Në një raport të Institutit të Statistikave në Shqipëri thuhet se popullsia në vend është më e ulët krahasuar me...

Lexo më shumë

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
13 Qershor, 2025

Pas sulmeve intensive kundër Iranit, Izraeli ka vendosur të mbyllë përkohësisht të gjitha ambasadat e tij në mbarë botën, përfshirë...

Lexo më shumë

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord
13 Qershor, 2025

Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është duke ecur me ritme tepër të shpejta. Kështu ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com