Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e paralizuar rrezikon ekonominë e vendit, çfarë duhet të ndryshojë tani Gjermania?

2024/11/11 at 9:38 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Qeveria e paralizuar rrezikon ekonominë e vendit, çfarë duhet të ndryshojë tani Gjermania?

Qeveria e koalicionit në Gjermani dështoi. Çfarë duhet të ndryshojë tani që Gjermania të kthehet ekonomikisht në rrugën e duhur?


“Kemi një problem”, pranoi bashkëkryetari i SPD,  Lars Klingbeil, të dielën e kaluar në ARD duke iu referuar atëherë me këtë jo koalicionit qeveritar, por ekonomisë gjermane që prej kohësh ndodhet në vështirësi të mëdha. Tek shumë kompani, ka krizë, prandaj duhet të merren masa tani. Por plani i paraqitur në fundjavën e kaluar nga Ministri i atëhershëm Financave, Christian Lindner (FDP) nuk ishte pjesërisht gjë tjetër veçse “ideologji neoliberale”, sipas socialdemokratit.

Ndërkohë zhvillimet e reja nga mbrëmja e së mërkurës (6 nëntor 2024) shtuan probleme të tjera: Koalicioni i SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve dështoi. Kancelari Olaf Scholz i kërkoi po atë ditë Presidentit Federal, Steinmeier të shkarkojë Ministrin e Financave, Christian Lindner. Ministra të tjerë të FDP-së u tërhoqën si pasojë nga kabineti.

Pika kritike e dështimit ishte kërkesa e Lindner të bënte realitet një moratorium rregullues për ekonominë dhe ulje taksash. Kontributi i solidaritetit duhej të hiqej për të gjithë dhe objektivat e klimës duhet të shtyheshin për në vitin 2050. Por mbi të gjitha: Ruajtja e të ashtuquajturit, fren i borxhit. Kreu i FDP refuzoi borxhe të reja. Ai synonte gjithashtu të shpërbënte fondin e KTF për klimën. Të gjitha ishin projekte që anëtarët e tjerë të koalicionit nuk deshën t’i mbështesnin.

Bashkëdrejtuesi i emëruar i Partisë së Gjelbër, Felix Banaszak i kritikoi propozimet e Lindner në ARD, se “i gjithë dokumenti mbante erën e asaj, që në fakt nuk dua më”.

Rrezikohet Gjermania si vend atraktiv për ekonominë?

Shumë përfaqësues të biznesit gjerman kanë kohë që ngrenë alarmin. Për shembull, koncerni Bosch duhet të përshtaste perspektivat ekonomike për vitin 2024 dhe nuk përjashton edhe shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës,  përveç humbjeve të njoftuara më parë prej 7,000 punonjësish.

Në Tagesspiegel të enjten e kaluar, kreu i Bosch, Stefan Hartung i bëri thirrje qeverisë federale që t’i japë fund mosmarrëveshjes së koalicionit dhe të mbështesë shpejt industrinë: “Tani duhet të kalojmë nga bisedimet në veprime dhe të iniciojmë masa konkrete përpara zgjedhjeve të Bundestagut për të përmirësuar ekonominë e forcuar në plan afatshkurtër dhe afatgjatë”.

Edhe nga Fondacioni i Biznesit Familjar pati kritika të ashpra. “Rreziku më i madh i lokacionit Gjermani është një qeveri që nuk është në gjendje të veprojë”, tha kreu i Fondacionit të Biznesit Familjar, Rainer Kirchdörfer, për Augsburger Allgemeine të mërkurën. “Grindjet nuk ndihmojnë, ne kemi nevojë urgjente për vendime politike për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike.”

Ekonomisti Henning Vöpel, drejtues i Qendrës për Politikën Evropiane (cep), i tha DW se koalicioni qeveritar “nuk ia ka dalë ta çojë ekonominë gjermane nga ana strukturore në rrugën e rritjes”. Qeveria veproi në mënyrë të pavendosur dhe e dekurajuar: “Përfundimisht, koalicioni dështoi për shkak të pretendimit të tij, domethënë sepse nuk zhvilloi një koncept të përbashkët përparimi. Të treja partitë ranë në pozicionet e tyre politike partiake.”

Momenti më i papërshtatshëm

Në SHBA, Donald Trump fitoi një mandat të dytë. Së bashku me të shtohen sfidat në politikën e sigurisë, tregtisë dhe politikës klimatike, por edhe në lidhje me mbështetjen e Ukrainës që lufton kundër agresionit rus. Pikërisht para sfondit të krizave politike ndërkombëtare, zëvendëskancelari, Robert Habeck (Të Gjelbrit) paralajmëroi: “Kjo është koha më e keqe që qeveria të dështojë”. Pas prishjes së koalicionit, Habeck tha se fundi i koalicionit trepartiak ndihej si “i gabuar dhe jo gjëja e duhur”: “Është krejtësisht tragjike në një ditë si kjo kur Gjermania duhet të tregojë unitet dhe aftësi për të vepruar në Evropë”, tha ai duke iu referuar rizgjedhjes së Trumpit.

Agjencia e lajmeve Reuters citon kryeekonomistin e ING, Carsten Brzeski, i cili gjithashtu e vlerëson situatën aktuale në mënyrë shumë kritike. Gjermania është më pak e përgatitur se sa ishte për fitoren e parë të zgjedhjeve të Trump në 2016: “Pas katër vitesh stanjacioni dhe dëmtimi strukturor, Gjermania nuk është vetëm ‘i sëmuri i Evropës’, por edhe më e cënueshme se sa ishte tetë vjet më parë”.

Disa vëzhgues e konsiderojnë Gjermaninë si pacient urgjent në lidhje me ekonominë. Por çfarë roli luan politika dhe a nuk është efekti i situatës ekonomike globale shumë më i madh? Situata e përgjithshme botërore ekonomike është e njëjtë për të gjitha vendet, thotë Henning Vöpel. Por edhe krahas kësaj, “rritja në Gjermani ka qenë më e ulët se në vende të krahasueshme për shumë vite. Kjo të le të kuptosh se nuk është ekonomia e dobët globale ajo që është përgjegjëse për këtë, por shkaqe specifike strukturore. Do të ishte detyra e qeverisë që t’i identifikojë këto shkaqe dhe t’i adresojë.”

Sipas ekonomistit, masat politike kërkojnë gjithmonë kohë për të dhënë efekt. Por ka edhe “masa që kanë efekt pozitiv sapo shpallen. Investimet kaq të rëndësishme tani do të kishin efekt të madh. Në këtë drejtim, masat që synojnë përmirësimin e pritshmërive dhe kushteve të vendndodhjes mund të kenë edhe efekt afatshkurtër.” Subvencionimi i çmimeve të energjisë ose tarifave të rrjetit mund të ofrojë lehtësim për industrinë në afat të shkurtër. Por ai “nuk e zgjidh problemin dhe për këtë arsye nuk ka një efekt strukturor”.

Të mos “hidhen kot miliarda”

Vöpel thotë për DW se detyrat më urgjente për momentin janë katër: “Së pari, stabilizimi i kthesës energjitike- që është thelbësor për kombinimin e mbrojtjes së klimës dhe por edhe konkurrencës. Së dyti, reduktimi i burokracisë – një lehtësim i shpejtë dhe efektiv që nuk kushton para së treti, zbatimi i dixhitalizimit – ka potencial të konsiderueshëm produktiviteti dhe së katërti, stimuj tatimorë për investime.

Martin Gornig, drejtor kërkimi për politikën industriale në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) në Berlin, gjithashtu bën thirrje për “ndryshime sistemike”. Dhe jo në shkallë kombëtare, por në një kontekst evropian. Në një intervistë për DW, ai tha: “Gjermania është komb industrial në Evropë dhe i ka rrënjët në Evropë”. Prandaj mund të ketë vetëm një “politikë industriale evropiane”.

Kur u pyet për masat afatshkurtra të qeverisë federale, ai tha se mbi të gjitha, duhet pasur kujdes nga aktivizmi. Nuk duhet thjesht “të hedhim kot miliarda vetëm për të investuar në diçka”. Në fund të fundit, ka ende kohë: “Ne nuk jemi ende në greminë”. Ajo që nevojitet tani është “një politikë e qetë ku kompanitë dhe konsumatorët të kenë përshtypjen se e dinë se çfarë do të ndodhë nesër”.



Ju sugjerojmë

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Para
Do dëshmojë në Komisionin Hetimor, biznesmeni Rrapaj mbërrin në Kuvend nga burgu me pranga në duar

Do dëshmojë në Komisionin Hetimor, biznesmeni Rrapaj mbërrin në Kuvend nga burgu me pranga në duar

Moldavia dënon inkursionin “agresiv” të dronëve rusë në territorin e saj

Moldavia dënon inkursionin "agresiv" të dronëve rusë në territorin e saj

Rama kërkoi votën e diasporës, ministri Hasani: Ambasadorët shoqëruan kryeministrin, nuk ishin takime elektorale

Rama kërkoi votën e diasporës, ministri Hasani: Ambasadorët shoqëruan kryeministrin, nuk ishin takime elektorale
















TE FUNDIT

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
13 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE)...

Lexo më shumë

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
13 Qershor, 2025

Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një...

Lexo më shumë

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
13 Qershor, 2025

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane....

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com