Studioja e emisionit “Opinion” zhvendoset në Nju-Jork për të ndjekur zgjedhjet amerikane. Dje, deri në orët e vona të natës dhe orët e para të mëngjesit, pothuajse i gjithë Nju-Jorku ishte në “Times Square” dhe zonat ku ishin vendosur stendat e mëdha për të parë se kush do të ishte presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo që ka qenë surprizë për të tjerët, nuk ishte për amerikanët. Donald Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pas 4 vjet mungese nga humbja e vitit 2020 me Joe Biden, jo vetëm me një numër shumë të madh votash, gati një lloj rekordi, por rreth 5 milionë vota popullore më shumë se Kamala Harris, një numër shumë të madh fitoresh, madje në të 7 shtetet që konsiderohen ata që vendosin rezultatin e zgjedhjeve amerikane dhe me një mbështetje të pabesueshme.
Duket se lajmet që vijnë në Europë nuk janë realisht ato që ndodhin në Amerikë. Zgjedhja e Trump më shumë sesa problematika e politikës së jashtme botërore është dominuar nga ekonomia e SHBA, zhvillimet e brendshme ku thuhet se 40% e amerikanëve kanë pasur si priroritet situatën ekonomike, rreth 13% çështjen e abortit dhe 11% atë të emigracionit ilegal. Vetëm 3% kanë qenë të fokusuar te politika e jashtme amerikane.
Të ftuar: Dritan Nesho, Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Akri Çipa, Marjola Bejkollari
Në pjesën e tretë ishte një portret i presidentit Donald Trump.