Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar një përqafim ndryshe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë samitit në Hungari.
Në foton e publikuar në të përditshmen britanike The Telegraph duket momenti.
Samiti i Komunitetit Politik Europian i zhvilluar këtë të enjte në Hungari mblodhi liderë nga disa vende të Evropës. Mes liderëve mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Vet kreu i qeverisw mëngjesin e sotëm ka publikuar foto nga pjesëmarrja në Samit. Në këto foto shihen shtrëngime duarsh dhe momente diskutimi, teksa nuk kanë munguar as të qeshurat.
“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.