Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka reguar ashpër ndaj mazhorancës duke e akuzuar se ka “përdhunuar” Kushtetutën për përjashtimin e opozitës nga parlamenti.
Gjatë fjalës së tij ai u ndal dhe te karriget e djegura, të cilat u paguan nga rroga e tyre.
Sipas tij edhe pse opozita i pagoi dëmet e kryera, sërish vazhdojnë të ulen në karriget e djegura në parlament, gjë të cilën Nallbati e ka quajtur vjedhjen e rradhës.
“Deputetët e PS i rrezikon Rama, jo ne, ai i çon në SPAK e në burg. Ju që keni përdhunuar Kushtetutën, iu qenkan dhimbsur shumë. Ju dhimbsen karriget, por jo lekët e inceneratorëve. Na keni faturuar nga 2 milionë për karrige dhe nuk ka problem.
Kjo nuk është pronë socialiste, ato mund t’i vidhni si të doni. Karriget ju janë dhimbsur shumë. Ato karriget na i faturuat nga dy milionë, ska problem, ne që e bëmë atë veprim e marrim përsipër edhe ta shdëmtojmë. Problemi është që edhe kur erdha sot, edhe pse me kanë faturuar 2 milionë, gjata prapë një karrige të vjetër. Edhe këtë e vodhe, edhe këto i vodhe prapë? O mos u ngopshi dhe ju zëntë fytin..”, tha Nallbati.