Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do ndikojnë zgjedhjet raportet e SHBA-së me Shqipërinë? Ja si përgjigjet Fevziu 

2024/11/05 at 3:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A do ndikojnë zgjedhjet raportet e SHBA-së me Shqipërinë? Ja si përgjigjet Fevziu 

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të ndjekë nga afër procesin e votimit dhe numërimit atje. Në një lidhje live me Klan News, Fevziu tha se dy kandidatët, Donald Trump dhe Kamala Harris, janë “kokë më kokë” në këto zgjedhje duke e bërë të pakuptueshme se cili do të jetë fituesi. 

“Pritet të jenë zgjedhjet më të afërta me diferencën më të vogël të historisë të paktën në shekullin e fundit në SHBA. Ende sot askush nuk di të thotë me saktësi se kush do të jetë president i SHBA-së. Këto janë zgjedhje “kokë më kokë”, janë zgjedhje të rralla dhe të çuditshme në fakt”, tha Fevziu. 

Ajo që ka rëndësi më shumë për shqiptarët është fakti nëse me zgjedhjen e njërit apo tjetrit do të ndryshojë diçka në lidhje me vendin tonë. Blendi Fevziu thotë që jo. Kushdo që të zgjidhet, Shqipëria do të ruajë raporte normale, siç ka bërë në të gjitha këto vite demokraci.     

“Nuk besoj se ndryshon gjë. Në gjykimin tim kushdo që do vijë në Shtëpinë e Bardhë, Shqipëria do të ruajë marrëdhënie normale. Ne kemi pasur historikisht marrëdhënie të tilla. U duk sikur në vitin 1991, Shqipëria kishte raporte shumë të mira me Republikanët e George Bushit të parë. Por në fakt edhe kur erdhi Klinton raportet ishin të mira madje u zhvillua vizitë zyrtare. Klinton vendosi bombardimin e Beogradit dhe ish-Jugosllavisë. Pastaj ardhja e Bushit, ishte Bush që tha frazën e famshme, “Time is now” gjatë vizitës në Tiranë për pavarësinë e Kosovës. Në aspektin e Shqipërisë nuk besoj se do të ketë ndonjë lëvizje të madhe. Natyrisht që për Kosovën ka një nuancë. Deri tani duket se Donald Trump do të jetë më ndryshe në politikat e tij në raport me Gjykatën Speciale ku po gjykohen 4 drejtues të UÇK dhe një numër luftëtarësh të tjerë. Ky është i vetmi ndryshim. Sa i përket Kosovës, Kosova nuk ka marrëdhënie shumë të mira me SHBA. Kështu që, si administrata e Harris që do të transferojë një pjesë të administratës Biden, si një administratë e re Trump nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh”, tha Fevziu. 

Beteja mes kandidatëve përqendrohet në disa shtete kryesore që janë ende të pavendosura. Dy kandidatët, siç tha Fevziu, janë fokusuar tek problematikat e brendshme, sidomos ekonomia. Megjithatë zgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndikon në të gjithë globin. Kështu që me interes shikohen edhe temat që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. /tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Balluku: Çmimi i energjisë elektrike do të ulet nga 1 Janari 

Balluku: Çmimi i energjisë elektrike do të ulet nga 1 Janari 

Masakra e Kuçovës ku u vranë 5 policë/I dënuari me burgim të përjetshëm kërkon rigjykim në GJKKO

Shpallet fajtor për korrupsion aktiv, GJKKO dënon me 4 muaj burgim Artur Gashin 

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë

Zgjedhjet 2025/ PD: Alizoti zëvendëson Salianjin, Topalli koordinatore për diasporën dhe Qosja për Kavajën dhe Rrogozhinën

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com