Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji letër pensionistëve nga qelia: Rama beson se një fond sa për të blerë gjysmën e një gjeldeti në fund të vitit, rregullon çdo gjë

2024/11/04 at 11:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji letër pensionistëve nga qelia: Rama beson se një fond sa për të blerë gjysmën e një gjeldeti në fund të vitit, rregullon çdo gjë

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka dërguar një letër nga burgu drejtuar pensionistëve shqiptarë.

Në letrën e tij, Salianji akuzon kryeministrin Rama  se është tallur me këtë shtresë dhe përpjekjet e tij të ditëve të fundit janë vetëm për shkak të afirmit të zgjedhjeve elektorale.

Ai thotë ata pensionistë që kanë punuar 40 vite, sot marrin një pension mesatar prej 160 euro, ndërsa në gjithë Ballkanin, këtë vit rritja ishte nga 40 deri në 50 euro në muaj.

“Edi Rama vazhdon ta konsiderojë si arritje të qeverisjes së tij burgosjen time dhe nuk humbet asnjë rast për ta dëshmuar që është ai prokurori dhe gjykatësi i vendimit

Teksa sondazhet po nxjerrin të vërtetën e bilancit të tij qeverisës, kur pakënaqësia është në rritje dhe ka një zgjim masiv të njerëzve, kur pensionistët nuk janë më lodra në duart e tij dhe kur e sheh që nuk ja hedh dot me batuta të lodhura, në këto kushte të perëndimit politik e të rënies keq të lavdisë, po përdor burgosjen time si mburrje, si spaletë.

Këtë bëri dhe herën e fundit, të enjten, edhe pse çdokush e di se unë jam sot këtu prej një hakmarrje dhe përndjekje politike, për shkak se denoncova një trafikant ndërkombëtar droge dhe ndërpreva karrierën e vëllait të tij, që qëlloi të ishte jo më pak se Ministër i Brendshëm i narkoshtetit të vetëm në Europë, me Kryeministër Edi Ramën.

Këtu në qelitë e Fierit, kemi të drejtën të informohemi përmes televizionit. Dhe po prisnim kush qenka plani për shpërblimin e pensionistëve. Shpresë e kotë. Prioritet, dënimi i Salianjit.

Edhe pse i penguar, i privuar me dhunë nga liria dhe të drejtat bazike, kjo nuk ma ul vëmendjen ndaj një çështje themelore të shoqërisë tonë, që janë mosha e tretë.

Kam pasur dhe kam një kimi me ta, një kontakt natyral, besim reciprok, që prej ditës së parë të aktivizimit në politikë.

Jam i bindur se nuk kemi të ardhme si vend, si breza pa zgjidhur borxhin e madh ndaj kësaj shtrese të lënë në margjinë, të shpërfillur skajshëm, pa as më të voglin faj të tyrin.

Po shkruaj një letër sot, për një nga ata, prindi, gjyshi ose gjyshja e secilit.

Ti që ke punuar 40 vite, dhe merr sot një pension mesatar prej 160 euro, a e di se në gjithë Ballkanin këtë vit rritja ishte nga 40 deri në 50 euro në muaj.

Edhe Kosova i shtoi me 20 përqind. Vetëm Edi Rama u tall me 4.1 përqind.

A mendon se e meriton ti këtë Kryeministër?

Ti që blen më pak mish, i merr portokallet dhe mollët me kokrra, që ndan një cep të djathit të lirë, pas 40 vitesh a më shumë kontribute, a meriton më shumë, apo të mjaftojnë batutat dhe kunjat e Kryeministrit.

Ti që ndihmon fëmijët e tu që ata të punojnë, duke u kujdesur për nipat e mbesat, duke i çuar e marrë nga shkolla, duke i mbajtur çdo ditë me orë të tëra, a mendon se je sërish duke kontribuar për këtë vend e shoqëri, dhe është e tepërt që në fund të ditës të dëgjosh romuze nga Kryeministri kur thotë se jeni bërë shumë e skema s’ju mban dot.

A mendon se ke dhënë e duruar mjaftueshëm për të bërë çdo ditë llogari nëse duhet ta marrësh me ujë, apo ujë atë kafen e mëngjesit.

A mendon se nuk të takon ta blesh me çmim të plotë ilaçin e tensionit apo reumatizmës, vetëm se qeverisë i është tekur ta heqë atë medikament nga lista e rimbursimit.

Si ndihesh kur sheh autobusë me pensionistë nga çdo cep i Europës që bredhin nëpër botë e vijnë dhe në Tiranë, dhe ti ke vite pa vajtur një fundjavë diku.

Beson se një fond sa për të blerë gjysmën e një gjeldeti në fund të vitit, rregullon çdo gjë.

Të bën kjo të harrosh se kur ishe herën e fundit në restorant, apo kur bleve një pallto të mirë, këpucë të ngrohta, e një kostum të ri.

E drejtë të duket, të kesh këtë pension kur janë miliona euro që vidhen në rrugë, tunele, inceneratorë, bujqësi, shëndetësi e kudo ku qeveria bën një tender, procedurë a kontratë.

Dhe i njëjti kryeministër, del e u thotë se fajin nuk e ka ai po sipërmarrjet private. Se me demek ata nuk paguajnë detyrimet sa duhet.

Do pranosh të tallesh sërish nga Edi Rama? Ti e kupton se ai po kujtohet të flasë për ty këto kohë, vetëm llafe ka, sepse po vijnë zgjedhjet.

Ti e kupton se nuk je vetëm. Janë 700 mijë si ti. Dhe ti e kupton se ke në dorë t’i japësh mbrapsht Edi Ramës gjithë batutat, humoret pa takt, kunjat dhe ironitë, në vetëm 5 minuta.

Ai të konsideron ty vetëm votë, të zhvesh nga çdo element njerëzor e gjithçka që është mund e sakrificë dhe vuajtje e përditshme.

Ti e di këtë. Dhe meqë ai të sheh vetëm kështu, atëherë sillu atë ditë, në Majin që po vjen, si votë, siç ai të llogarit. Por në drejtimin që atij nuk ja merr mendja. Dhe ke për të bërë drejtësinë e munguar. Ke për të bërë vetë, atë që ne si shoqëri ta kemi borxh.

Dhe të jesh i sigurt se pas këtij leksioni, askush nuk do të guxojë më të bëjë batuta e humor me pensionin tënd”, tha Salianji.

Ju sugjerojmë

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
Para
Ibrahim Lici personi i tretë në makinë me të vëllain dhe Arlind Bushatin? Policia kontrolle në disa klinika private 

Ibrahim Lici personi i tretë në makinë me të vëllain dhe Arlind Bushatin? Policia kontrolle në disa klinika private 

PL kërkon emrat e policëve që arrestuan Ilir Metën/ Blushi: Afat deri më 7 nëntor

PL kërkon emrat e policëve që arrestuan Ilir Metën/ Blushi: Afat deri më 7 nëntor

GFFA është e përkushtuar ndaj sigurisë dhe cilësisë së ushqimit për klientët e KFC në Shqipëri

GFFA është e përkushtuar ndaj sigurisë dhe cilësisë së ushqimit për klientët e KFC në Shqipëri

TE FUNDIT

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
14 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dakorduar të hënën për heqjen e pjesshme të tarifave, që kanë trazuar tregjet financiare. Të dyja palët ranë...

Lexo më shumë

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
14 Maj, 2025

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) - një organizatë e madhe humanitare - njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet...

Lexo më shumë

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për rrjetin ndërkombëtar të televizionit polak, TVP World lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të...

Lexo më shumë

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
14 Maj, 2025

Pas Macron, Von der Leyen dhe Orban, edhe komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka uruar kryeministrin e Shqipërisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com