Deputetja e PD-së, Elda Hoti është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Ligjvënësja demokrate mbërriti në ambientet e Prokurorisë paraditen e sotme mbi lëndën e lëngshme të paidentifikuar që hodhi mbi deputetët e PS gjatë seancës parlamentare të 17 tetorit, që u shoqërua me tensione.
Policia referoi materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për deputeten Elda Hoti, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.