Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’kemi informacion”, pajisja e matjes së kockave s’punon prej 5 muajsh

2024/10/30 at 9:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“S’kemi informacion”, pajisja e matjes së kockave s’punon prej 5 muajsh

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një ankesë për Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, pasi prej 6 muajsh nuk funksionon pajisja e matjes së dendësisë së kockave. Këtë e kemi provuar edhe me kamerën e fshehtë, ku punonjës të Poliklinikës e pranojnë, që pajisja nuk punon, por nuk dinë a do të rregullohet dhe kur.


Qytetarja: Si jeni? Të lutem, a është rregulluar aparati për matjen e kockave?

Punonjësja: Jo!

Qytetarja: Më fal dhe një herë, po të shqetësoj! A dihet gjë, se kur do të rregullohet?

Punonjësja: Jo, ne nuk kemi asnjë lloj informacioni.

Qytetarja: U bënë muaj prandaj…

Punonjësja: E di!

Qytetarja: Faleminderit!

Madje disa pacientë janë detyruar, që t’i drejtohen privatit, ku çmimet variojnë nga 40-77 mijë lekë të vjetra, në varësi të zonës, që ekzaminohet.

Qytetarja: Si je?

Punonjësja: Mirë! Si kalove?

Qytetarja: Erdha të pyes për matjen e kockave.

Punonjësja: Po!

Qytetarja: Bëhen këtu?

Punonjësja: Po, bëhen! Ndonjë recetë?

Qytetarja: Jo s’e kam unë, do sjell mamin, por doja të dija sa kushton?

Punonjësja: Prandaj të pyeta për recetën, sepse ajo është në varësi të matjeve. Nëqoftëse matet shtylla kurrizore dhe të dyja këmbët, kushton 40 mijë lekë të vjetra. Nëqoftëse mjeku ka vendosur gjithë trupi: shtylla kurrizore, këmbët dhe duart, bën 70 mijë lekë. Këto janë çmimet.

Qytetarja: Ok! Faleminderit shumë! Mirupafshim!

Punonjësja: Gjithë të mirat!

“Stop” takoi dhe drejtoreshën e Poliklinikës Lidra Zikaj, e cila thotë, se është në dijeni të problemit dhe që në maj i ka bërë shkresë Ministrisë së linjës, por ende nuk është rregulluar. Ajo premton, që në fillim të Nëntorit pajisja të rregullohet.

Gazetarja: Tek emisioni “Stop” ka ardhur ankesë nga disa pacientë të cilët vuajnë me kockat. Kanë 6 muaj që nuk e marrin këtë shërbim për matjen e kockave dhe na kanë thënë që vijmë e paraqitemi tek Qendra Shëndetësore dhe nuk na thuhet asnjë gjë.

Lidra Zikaj, drejtoresha e Poliklinikës: Më datë 17 Maj, kemi referuar pranë njësisë vendore që kemi, ose operatorët shëndetësorë i cili nuk punon, ka pësuar një defekt.

Gazetarja: Po e quajmë zyrtarisht nga Maji dhe deri tani në Tetor, pse nuk është rregulluar?

Lidra Zikaj, drejtoresha e Poliklinikës: Jemi akoma duke u marrë me procedurat për të pasur mundësi që ta rregullojmë.

Gazetarja: Kush e ka për kompetencë që ta rregullojë?

Lidra Zikaj, drejtoresha e Poliklinikës: Normalisht ajo do të rregullohet shumë shpejt.

Gazetarja: Kur?

Lidra Zikaj, drejtoresha e Poliklinikës: Brenda këtij muaji pritet që të rregullohet dhe shpresoj që të jeni po ju që të shikoni pacientët që do të jenë duke i bërë. Pacientët të cilët nuk e kanë marrë si shërbim, të gjithë ata që e kanë të nevojshme…

Gazetarja: Shkojnë tek privati që është përbri, 77 mijë lekë. Të lutem!

Lidra Zikaj, drejtoresha e Poliklinikës: Nuk kanë pse të shkojnë tek privati. Nëse shkojnë tek privati bëjnë abuzim.

Gazetarja: Të ta tregoj doktoresha…

Lidra Zikaj, drejtoresha e Poliklinikës: Të gjithë ata që kanë dhënë emrin, tek blloku u madh që mund të shikoni dhe datën kur kanë nisur…

Gazetarja: Gjysma e tyre i janë drejtuar privatit.

Lidra Zikaj, drejtoresha e Poliklinikës: Dhe unë të gjithëve nga mëngjesi deri në darkë iu them “ju lutem mos e bëni tek privati”, sepse do e bëni tek ne. Në datën 1 Nëntor do të vish.

Gazetarja: Do të vij përsëri!/tvklan.al



Ju sugjerojmë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
Kronikë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

13 Shtator, 2025 9:34 pm
Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
Bota

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

13 Shtator, 2025 8:40 pm
Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
Bota

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13 Shtator, 2025 7:40 pm
Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
Bota

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

13 Shtator, 2025 7:31 pm
Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin
Bota

Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin

13 Shtator, 2025 7:01 pm
Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Rajoni

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13 Shtator, 2025 6:01 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Para
Shpërthen fabrika e çelikut në Meksikë, vriten 12 persona

Shpërthen fabrika e çelikut në Meksikë, vriten 12 persona

Greqia kërkon sërish dëmshpërblimet e luftës nga Gjermania, 278,7 miliardë euro dëme gjatë Luftës së Dytë Botërore

Greqia kërkon sërish dëmshpërblimet e luftës nga Gjermania, 278,7 miliardë euro dëme gjatë Luftës së Dytë Botërore

Bislimi: Do të zbatojmë rekomandimet e KE-së

Bislimi: Do të zbatojmë rekomandimet e KE-së
















TE FUNDIT

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
13 Shtator, 2025

Oficerët ushtarakë polakë do të mbërrijnë në Kiev më 18 shtator për të koordinuar përpjekjet me Ukrainën për t’iu kundërvënë...

Lexo më shumë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
13 Shtator, 2025

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me lëndën shpërthyese që u gjet në një hotel jashtë funksionit....

Lexo më shumë

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
13 Shtator, 2025

Autoritetet në Poloninë lindore, në zonën kufizuese me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të shtunën pasdite pas raportimeve për një...

Lexo më shumë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
13 Shtator, 2025

Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës. Mësohet se sasia e lëndës plasëse është konstatuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com