Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zinxhir aksidentesh, një person me maskë hedh vaj në Qafën e Murrizit

2024/10/28 at 10:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zinxhir aksidentesh, një person me maskë hedh vaj në Qafën e Murrizit

Në redaksinë e emisionit  “Stop” në Tv Klan më 18 tetor 2024 erdhën disa denoncime nga qytetarë të ndryshëm të cilët përdorin Rrugën e Arbrit. Ata thanë se se bypass-in që lidh këtë aks në Qafë-Murriz, kanë hedhur vaj makinash transparent në asfalt.

Për pasojë makinat përplasen e bëjnë aksidente. Sipas dëshmisë së një zonje të përfshirë në aksident, janë pronarët e karrotrecave që hedhin vajin e lënë numrat e shërbimit të tyre në muret anësorë të rrugës.

Denoncuesja: Sa të fillojë një shi, ato karrotrecat që vënë numrat aty se dyshoj, se unë nuk jam prokurore, dyshoj se ato e bëjnë.

Gazetari: Po ju si u aksidentuat, na e tregon pak? Rrëshqiti makina apo çfarë ndodhi?

Denoncuesja: Jo, jo, jo fare, fare, ne po ngjiteshim sipër, erdhi një fuoristradë nga lart, te kthesa atje ku po ngjitesh për në lokalin e Qafë-Murrizit edhe aty kishin hedhur vaj, rrëshqiti fuoristrada, lëkundej dhe nga krahu tjetër erdhi na ra ne në këtë krah, jo vetëm ai por shumë.

Gazetari: Çfarë thonë shoferët?

Denoncuesja: Të gjithë shoferët, ashtu hedhin vaj thonë, në çdo kthesë.

Gazetari: Hedhin këta që kanë karrotrecët, që shënojnë numrin te muret?

Denoncuesja: E kanë shënuar numrin atje, e shënojnë te muret, edhe sa fillon shiu ato hedhin vaj që të rrëshqasin.

Gazetari: Po automjeti që ju drejtonit kishte nevojë për t’u marrë me karrotrec më pas, u dëmtua?

Denoncuesja: Po e morëm ne karrotrecin, e çuam atje e kemi në riparim, se unë s’jam shofere po im shoq.

Gazetari: Morët një nga këta numrat që janë të shkruar në mur?

Denoncuesja: Po, një nga ato.

Më 20 tetor, duke u gdhirë e diela është parë një person rreth 55-60 vjeç me maskë Covid-i në Qafë-Murriz, me një makinë të vogël të errët dhe dyshohet se mund të jetë autori i hedhjes së vajit në këtë aks rrugor ku ndodhën aksidentet.

Renis Vangjelaj, specialist i trafikut interurban, thotë se do të merren kamerat e subjekteve afër këtij aksi për të identifikuar automjetin që ka kaluar pas mensatës së të dielës. Më pas do të ndiqet pista nëse ky automjet ka lidhje me biznezin e karrotrecit. Gjithashtu edhe qelizat telefonike do të identifikojnë se sa persona kanë qenë me telefon në atë zonë në atë ditë e orë./tvklan

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Çamçakëz apo pilulë? Si u dha ‘alarmi’ për tabletën jeshile që konsumohej nga fëmijët

Çamçakëz apo pilulë? Si u dha ‘alarmi’ për tabletën jeshile që konsumohej nga fëmijët

“Me kanabis që 10 vjeç, me kokainë që 15”, takimi i frikshëm i adoleshentëve dhe lëndëve narkotike

“Me kanabis që 10 vjeç, me kokainë që 15”, takimi i frikshëm i adoleshentëve dhe lëndëve narkotike

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 

Horoskopi ditor, e martë 29 tetor 2024  

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com