Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fund tetori me ‘bum’ vështirësish, Meri Shehu: Binjakët kalojnë ‘tornadon’, Akrepët bëhen me nerva

2024/10/28 at 8:01 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fund tetori me ‘bum’ vështirësish, Meri Shehu: Binjakët kalojnë ‘tornadon’, Akrepët bëhen me nerva

Java e fundit e tetorit është tipike për Hallouinin, “rrengje dhe surpriza’. Fillimisht, sipas parashikimit të Meri Shehut në “Rudina” në Tv Klan, do të duhet të rivlerësojmë marrëdhëniet me financat duke përzierë optimizmin me realizmin.


Me kalimin e Mërkurit në Akrep të mërkurën, do të ketë surpriza ndaj të cilave duhet të jemi të hapur e njëkohësisht të kemi kujdes nga reagimet impulsive. Hëna e re në Akrep është mundësi për reflektim dhe rigjallërim emocional çka do të nisë edhe një cikël më pozitiv.

Meri Shehu: Është një javë e rëndësishme, është fundi i tetorit dhe fillon me një bum vështirësish ose vështirësisë janë para. Kjo jo për t’u trembur por për të marrë parasysh ditët e para të kësaj jave që janë disi më të vështira sesa fundi i javës. Sot fillon java me një kundërshtim të Afërditës, një planeti ekonomik që është në Shigjetar me Saturnin në Peshk. Shenjat Shigjetar, Peshk, Virgjëreshë, Binjak do të fillojnë të hasin një rezistencë në çështjet personale se Afërdita  kap çështje shumë personale si ndjenja, emocione,  bisedime shumë të rëndësishme por dhe çështjet ekonomike hasin një ngurtësim. Mund të kenë një lajm të papritur në kuptimin që prisnin një propozim pune të një pune të aprovohej, dokumenti ose aprovimin e një çështjeje familjare dhe kjo sikur penalizohet ditët e para të kësaj jave. Nesër e pasnesër Mërkuri në Akrep bën një kundërshtim të plotë me Uranin në Dem kështu që do të fillojnë të penalizohen Demët, Ujorët, Luanët dhe Akrepët, në situata dhe në çështje të caktuara, do të kenë lajme të papritura ose aty ku mendonin që punën e kishin në rregull vjen një telefonatë, tension ose sherr i papritur. Në datën 3 kemi hënën e re në Akrep dhe kjo sikur jep një lloj çlirimi, akujt fillojnë të shkrihen.

Dashi – 3 yje

Pavarësisht se sot kundërshtohet Afërdita në Shigjetar me Saturnin në Peshk që është i vështirë dhe i mban pak në ajër e pezull për çështje ligjore, të jashtme, me banka, kredi, udhëëtime e kontakte personale, këta penalizohen këto ditët e para por pas së mërkurës gjërat fillojnë dhe marrin një drejtim, çlirohen ekonomikisht.

Demi – 2 yje

Do të kenë parasysh që në marrëdhëniet ndërpersonale ditët e para të javës nuk janë të mira. Marrëdhëniet në çift, bashkëpunimet e ngushta ose një kontratë pune aty ku mendonin se është në rregull mund të ketë përmbysje dhe lajme që i vënë në një pozitë shumë të vëshirë kështu që Demët duhet të rezistojnë edhe 3-4 ditët e para. Pas datës 3 hëna e re në Akrep u jep një fushëpamje më të mirë ose u sjell diçka të re në bashkëpunime ose marrëdhënie në çift.

Binjakët – 1 yll

Kanë prapaskena në lidhje me punën, kanë rënie në pozicionet e tyre. Fillimi i javës nuk është pozitiv nëse kanë punë me shtetin, ligjin ose çështje të rëndësishme ekonomike dhe marrëdhëniet në çift duhet t’i shohin me kujdes sepse fillimi i javës nuk i favorizon. Hëna e re në datën 3 u jep një hapësirë në lidhje me punën kështu që duhet të presin sepse tornadoja që erdhi papritur fillon të rregullohet. Fundi i javës do të jetë relativisht më i qetë.

Gaforrja – 3 yje

Duhet të jenë në një histori më të mirë suksesi sepse hëna e re në Akrep pas datës 3 u jep një avantazh në çështjet ekonomike, personale, marrëdhëniet me fëmijët ose opsion që ka të bëjë me një fushë krijimtarie artistike, biznes i ri, plan i ri për veten, sidomos ato që janë femra në shenjën e Gaforreve mund të marrin një iniciativë. Sot nuk është dita që të marrin një vendim në çështjet  personale, madje mund të kenë një rikthim mbrapsht të dikujt që shkon t’i propozojë dhe nuk e gjejnë veten aty. Kujdes shëndetin në fillim të javës.

Luani – 2 yje

Ky kundërshtim i Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem jep të papritura që kanë të bëjnë me karrierën, familjen por edhe një vështirësi lidhur me një çështje ekonomike që është pak e fshehtë ose presion ekonomik. Ata që kanë ndier presion ditët ose muajt e fundit është momenti më i vështirë për t’u përballur me të, është si ajsbergu i Titanikut.

Virgjëresha – 3yje

Janë në një fat më të mirë sepse planetët nuk kundërshtohen aq fuqishëm. Akrepi me Virgjëreshën kanë gjithmonë një marrëdhënie të mirë, pra në datën 3 arrin ta gjejë veten pas një ëndrre të keqe, pas një situate të vështirë, lajmeve dhe pengesave në fushën ligjore, komunikimin me të tjerët. Nuk  ndihen komode në aspektin psikologjik.

Peshorja – 4 yje

Në fundjavë do të kalojë Mërkuri në Shigjetar dhe ky është një moment i mrië sepse hapet fusha e komunikimit, loja dhe  diskutimet e mira. Deri në atë pikë do të ketë një problem të rëndësishëm në çift dhe çështjet ekonomike. 4 yjet i marrin sepse hëna e re në datën 3 u jep një avantazh në punët e tyre dhe Mërkuri në fund  të javës i bën më optimistë dhe komunikojnë më shumë. Fillimi i javës është i vështirë në çështjet ekonomike dhe personale.

Akrepi – 4 yje

Hëna e re është në shenjën e tyre në datën 3, vështirësitë i heqin prapa por duhet të kenë kujdes në jetën erotike, të papritura që lidhen me punën dhe karrierën, në pasiguri  të ndryshme, një kushtëzim ose problem ekonomik që i kushtëzon, detyrime që nuk i  prisnin. Akrepët janë pak me nerva dhe mund t’jua presin pak shkurt ose të jenë në kërkim të fatit të madh, por në fund të javës Mërkuri në Shigjetar  u jep shanse të mira ekonomike, çlirohen.

Shigjetari – 3 yje

Do të presin fundin e javës të futet Mërkuri në shenjën e tyre, do të jenë më komunikues dhe gjërat do t’i marrin më me terezi. Deri atëherë do të zgjidhin një çështje të rëndësishme që ka të bëjë me punën, ekonominë ose në një marrëdhënie të ngushtë familjare, sidomos sot. Sot nëse u bëhet një prapskenë  ose marrin një vendim apo dikush u thotë “jo” vazhdon deri nesër në drekë. Shumë Shigjetarë mund të presin “po” dhe të dalë një “jo” kështu që mund edhe të mërziten.

Bricjapi – 2 yje

Sot Saturni, planeti i tyre kundërshtohet me Afërditën dhe ndihen të ftohtë. Janë të ftohtë por shikojnë që njerëzit nuk i marrin me kaq lehtësi kërkesat e tyre dhe u thonë që “kjo çështje ekonomike nuk bëhet, kjo nuk aprovohet” ndihen më të kushtëzuar. Sot e nesër nuk është dita për të kërkuar dhe marrë dashuri. Këtë periudhë duhet të presin.

Ujori – 3 yje

Merren shumë me fushën e karrierës, nëse presin diçka në karrierë ose një ndryshim pune, ta presin nga data 3 e tutje. Edhe nëse presin një lidhje, marrëdhënie apo hapje të re do ta presin pas kësaj date. Deri në datën 3 janë shumë konfuzë me lidhjet, punët ekzistuese ose ndihen disi të dehur, jo në kuptimin e mirë të fjalës.

Peshqit – 1 yll

Mos të mërziten sepse sot kanë kundërshtim e Saturnit në shenjën e tyre me Afërditën në Shigjetar kështu që nuk u hapen punët me shtetin, jetën personale dhe nuk marrin avantazhet. Nesër miqtë e shokët nuk u dalin në krah. Në fundjavë mund të kenë një avantazh ose me datën 3 me hënën e re në Akrep mund ta ndiejnë veten që fitojnë diçka më në fund.



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Misteri i vdekjes së 13 vjeçares shqiptare në Itali, ra nga ballkoni apo e hodhi i dashuri?

Misteri i vdekjes së 13 vjeçares shqiptare në Itali, ra nga ballkoni apo e hodhi i dashuri?

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të hedhë në erë skemën e ripërtëritjes

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të hedhë në erë skemën e ripërtëritjes

Spanja mbështet emigracionin si levë nxitëse për rritjen ekonomike

Spanja mbështet emigracionin si levë nxitëse për rritjen ekonomike
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com