Kjo e shtunë e gjen Kryemistrin Edi Rama mes shqiptarëve të Amerikës, nga ku do të rinisë turin e takimeve “Krenar për Shqipërinë”.
Në këtë takim ku pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë, do të këtë një fjalim krahas Kryeministrit, edhe Drejtuesi politik i Diasporës, Taulant Balla.
Turi i kryesocialistit me shqiptarët e Amerikës vjen 2 muaj përpara se të nisë procesi i regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes maxhorancës dhe opozitës në muajin Korrik duke ndryshuar Kodin Elektoral në parlament.
Kryeministri i rikthehet turit me diasporën pas takimeve që zhvilloi në 12 dhe 26 Maj në Athinë e Milano, por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Britani ai anuloi takimin e paralajmëruar në Qershor, si dhe atë të Dyseldorfit, që përkonte me ndeshjen e kombëtares sonë në Europianin e Gjermanisë.
Por këto dy vende janë pjesë e axhendës së takimeve që kryesocialisti do të ketë me shqiptarët e Londrës dhe Gjermanisë. Sakaq është konfirmuar dhe një rikthim i Ramës në Greqi, ku në 3 Nëntor pritet të takohet me shqiptarët e Selanikut./tvklan