Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një prej raketave të lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku gjendej Sekretari Blinken

2024/10/23 at 9:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Një prej raketave të lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku gjendej Sekretari Blinken

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore jehuan mbi Tel Aviv të mërkurën ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte para përfundimit të vizitës në Izrael. Tymi nga një prej raketave që u rrëzua nga Izraeli shihej mbi hotelin ku qëndroi Sekretari Blinken, para se të udhëtonte drejt Arabisë Saudite.

Disa zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe ekipet e mediave që po e mbulojnë vizitën e tij u detyruan të largohen nga restoranti i hotelit drejt një vendstrehimi së bashku me personelin e hotelit, ndërsa dëgjoheshin sirenat.

Gjatë qëndrimit në Tel Aviv Sekretari Blinken i kërkoi Izraelit të përfitojë nga mundësia e krijuar nga fitoret taktike kundër grupit militant palestinez Hamas që të kërkojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Kjo është vizita e 11-të e shefit të diplomacisë amerikane në rajon që kur filloi lufta Izrael – Hamas.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do ta shkatërrojë grupin Hamas dhe të lirojë dhjetëra pengje që mbahen nga grupi militant palestinez. Grupi palestinez thotë se do të lironte pengjet në këmbim të një marrëveshjeje armëpushimi, tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe lirimin nga Izraeli të të burgosurve palestinezë.

Lufta filloi pasi Hamasi kreu sulmin e befasishëm më 7 tetor të vitit të kaluar gjatë të cilit u vranë 1200 njerëz. Hamasi mori 250 njerëz peng, një pjesë të të cilëve i ka liruar në këmbim të një mori palestinezësh që mbaheshin në burgjet e Izraelit.

Kundërpërgjigja ushtarake izraelite në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze të kontrolluara nga Hamasi, ka çuar në vrasjen e mbi 42 mijë njerëzve.

Ndërkaq Izraeli ka dërguar trupa edhe në Liban për të shkatërruar fuqinë ushtarake të grupit militant Hezbollah, që ashtu si Hamasi ka mbështetjen e Iranit.

Izraeli ka vazhduar edhe sulmet ajrore brenda Libanit. 28 vetë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë ndërsa 139 të tjerë janë plagosur. Numri total i viktimave në Liban ka arritur në mbi 2500 të vrarë dhe mbi 12 mijë të plagosur.

Ekipet libaneze të shpëtimit kanë reaguar ndaj 74 sulmeve ajrore izraelite gjatë 24 orëve të fundit, kryesisht në Libanin jugor dhe provincën Nabatiyeh.

Luftimet në Liban kanë detyruar zhvendosjen e 1.2 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre, përfshirë edhe 400 mijë fëmijë, sipas të dhënave të Agjencisë së OKB-së për fëmijët./VOA

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale të Kosovës, në garë 2 koalicione/ 5 parti nuk marrin pjesë
Rajoni

Zgjedhjet lokale të Kosovës, në garë 2 koalicione/ 5 parti nuk marrin pjesë

24 Qershor, 2025 12:59 pm
SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin
Aktualitet

SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin

24 Qershor, 2025 12:55 pm
Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
Aktualitet

Rinumërohen gati gjysma e kutive të Tiranës

24 Qershor, 2025 12:43 pm
Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte
Aktualitet

Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte

24 Qershor, 2025 12:39 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

(Detajet)/ Të shtënat me armë zjarri në Institut, shoqërohet në polici një shtetas

24 Qershor, 2025 12:33 pm
Hoxha: 150 kuota të reja pranimi në Akademinë e Sigurisë
Aktualitet

Hoxha: 150 kuota të reja pranimi në Akademinë e Sigurisë

24 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi mbi Izrael, Irani mohon lëshimin e raketave
Bota

Sulmi mbi Izrael, Irani mohon lëshimin e raketave

24 Qershor, 2025 12:22 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK jep pretencën për ish-policin Dedan Gjoni dhe 5 të pandehur të tjerë

24 Qershor, 2025 12:18 pm
Zunë hapësirat publike me çadra e shezlongë,procedohen penalisht 3 persona në Durrës
Aktualitet

Zunë hapësirat publike me çadra e shezlongë,procedohen penalisht 3 persona në Durrës

24 Qershor, 2025 12:10 pm
Sulmi ndaj faqes së Bashkisë Tiranë/Zgjatet afati për regjistrim në çerdhe e kopshte
Aktualitet

Sulmi ndaj faqes së Bashkisë Tiranë/Zgjatet afati për regjistrim në çerdhe e kopshte

24 Qershor, 2025 12:07 pm
Para
Sulmi me viktima në Turqi, Rama: Dënojmë terrorizmin në të gjitha format

Sulmi me viktima në Turqi, Rama: Dënojmë terrorizmin në të gjitha format

Sulmi terrorist në Turqi, reagon Rusia dhe SHBA

Sulmi terrorist në Turqi, reagon Rusia dhe SHBA

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 24 tetor 2024

TE FUNDIT

Zgjedhjet lokale të Kosovës, në garë 2 koalicione/ 5 parti nuk marrin pjesë

Zgjedhjet lokale të Kosovës, në garë 2 koalicione/ 5 parti nuk marrin pjesë
24 Qershor, 2025

Mbrëmjen e së hënës, më 23 qershor 2025, ora 23:59, ka përfunduar afati i partive politike të Republikës së Kosovës...

Lexo më shumë

SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin

SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin
24 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid...

Lexo më shumë

Rinumërohen gati gjysma e kutive të Tiranës

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
24 Qershor, 2025

Rinumërimi i votave të Tiranës vijon për të gjashtën ditë, ku janë numëruar 631 qendra votimi. Sipas asaj që raporton...

Lexo më shumë

Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte

Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte
24 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e NATO-s Mark Rutte në Hagë, teksa merr pjesë në samitin e aleancës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com