Një shpërthim i fuqishëm është raportuar jashtë selisë së një kompanie aviacioni në qytetin e Ankarasë në Turqi. Në këtë industri bëhet fjalë se punojnë rreth 15 mijë persona.
Autoritete lokale e ka etiketuar këtë shpërthim si një sulm terrorist. Mësohet se është organizuar nga 3 terroristë, dy prej të cilëve janë kapur. Ministri i Brendshëm u vendit, Ali Yerlikaya me anë të një postimi në rrjetin social “X” th si pasojë e sulmit ka persona të vdekur dhe të plagosur. Ndërkaq në vendngjarje ka një numër të madh ambulancash.
“Për fat të keq kemi dëshmorë dhe të plagosur,” ka shkruar ai.
Imazhet fillestare të shfaqura nga kanali televiziv NTV ishin të një reje të madhe tymi përpara hyrjes së Industrive Hapësinore Ajrore Turke (TAI), e cila ndodhet rreth 40 km jashtë kryeqytetit.
Türk Havacılık ve Uzay Sanayii AŞ. (TUSAŞ) Ankara Kahramankazan tesislerine yönelik terör saldırısı gerçekleştirilmiştir.
Saldırı sonrası maalesef şehit ve yaralılarımız bulunmaktadır.
Şehitlerimize Allah’tan rahmet; yaralılarımıza acil şifalar diliyorum.
Gelişmelerden kamuoyu…
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) October 23, 2024