Ditën e sotme, në lagjen nr. 2, shtetasja F. G., 58 vjeçe, banuese në Durrës, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, në rrugë.
Ndërkohë policia bën me dije se gruaja ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekësve.
Mësohet se ajo është braktisur nga familjarët dhe disa herë më pare ka tentuar te vetëdigjet me benzinë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.