Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alizoti shkon në burgun e Fierit: Para ’90 vizitoja babain e burgosur nga Enever Hoxha, sot Salianjin e burgosur nga Rama

2024/10/19 at 5:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Alizoti shkon në burgun e Fierit: Para ’90 vizitoja babain e burgosur nga Enever Hoxha, sot Salianjin e burgosur nga Rama

Deputeti i PD, Tomor Alizoti është takuar në burgun e Fierit me ish-deputetin Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me një vit heqje lirie për çështjen “Babalja”.

Demokrati Alizoti shkruan se vizita te Salianji i kujtoi se historia përsëritet, pasi para viteve ’90 shkonte në burg që të vizitonte babain e burgosur nga regjimi i Enver Hoxhës dhe sot viziton ish-kolegun e tij të burgosur nga regjimi i Edi Ramës.

Deputeti shkruan se burgosja e Ervin Salianjit është shembulli i qartë i burgosjes politike dhe se tregon që qeveria “Rama” ka frikë prej tij.

Kujtojmë që Ervin Salianji është deputeti i parë që dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata në një kohë që mbante imunitetin e deputetit që pas rrëzimit të sistemit komunist.

“Sot isha në burgun e Fierit, paradoksalisht për të takuar kolegun dhe mikun tim Ervin Salianji. Them paradoksalisht, sepse në burg kam qenë vizitor në dy epoka. Para viteve 1990, kur babai im ishte pjesë e armiqve të partisë, dhe sot kur miku im Salianji është shpallur armik i partisë. Është e njejta parti dhe e njejta sjellje. Dhe situata është një deformim. Ashtu sikur para viteve 1990, në burg duhet të ishte Enver Hoxha për krimet monstruoze, edhe sot në qelitë e burgut të Fierit duhet të ishte Edi Rama, për vjedhjet, krimet dhe qeverisjen e tij të ndyrë të këtyre dymbëdhjetë viteve. Dhe historia sërish përsëritet e përsëritet, si një këmbanë që bie në veshët e qytetarëve për ndryshim. Sepse në burgun e Fierit, kishte shumë miq të Edi Ramës, investitorë kriminelo-strategjikë që kishin ndarë copa tokash me firmën e Edi Ramës në kembim të votave për partinë socialiste. Ish drejtorë të lartë që kishin ndarë vjedhjen e parave të taksave të shqiptarëve, me ministrat e Edi Ramës dhe kishin shpenzuar miliona euro për të blerë vota për rilindjen. Por të gjithë këta ishin shitur nga Edi Rama, në momentin që ishin bërë problem për partinë. Njësoj si në Spaç e Qafë Bari, ku syrgjynoseshin edhe ministrat e Partisë së Punës, sepse në një moment ishin bërë bezdisës për Enver Hoxhen. E bashkë me ta, byroistët e antarët e Komitetit Qëndror, qëndronin dhe ish-të persekutuarit politikë. E njetja situatë mu rikthye kur takova Salianjin, të burgosur se cënoi qeverisjen e Edi Ramës. Ai ishte në burg bashkë me hajdutët e rilindjes, edhe pse nuk ka menaxhuar asnjë sekondë asnjë shpenzim publik. Ai ishte aty si shembulli më i qartë i një burgosjeje politike. Dhe njësoj si para vitit 1990, ai ishte aty sepse pushteti komandon drejtësinë dhe kush e cënon atë do të shkojë në burg. Salianji do dalë nga qelia e burgut të Fierit ashtu siç dolën nga burgjet komuniste edhe ish-të përndjekurit e Enver Hoxhës. Dhe këtë rradhë, e sigurtë do të jetë që në atë qeli do të shkojë ai që e meriton më shumë, Edi Rama. Ndaj e vlerësoj maksimalisht qëndrimin e mikut tim Salianji, që nga denoncimi i trafikantëve të drogës që qeverisnin policinë, e deri te këmbëngulja për ti qëndruar deri në fund regjimit. Burgosja e tij tregon qartë frikën e pushtetit ndaj tij,”-shkruan Alizoti.

Ju sugjerojmë

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë
Bota

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

29 Korrik, 2025 7:32 pm
Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?
Bota

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

29 Korrik, 2025 7:30 pm
Para
Kamala Harris premton legalizim të plotë të marijuanës, por a do të ndryshojë kjo rrjedhën e fushatës në SHBA?

Kamala Harris premton legalizim të plotë të marijuanës, por a do të ndryshojë kjo rrjedhën e fushatës në SHBA?

Pse Trump nuk mundi të largonte më shumë emigrantë kur ishte në detyrë? Analiza e CNN: Kostot e larta dhe …

Pse Trump nuk mundi të largonte më shumë emigrantë kur ishte në detyrë? Analiza e CNN: Kostot e larta dhe …

Itali/ Ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit, humb jetën 62-vjeçari shqiptar (EMRI)

Itali/ Ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit, humb jetën 62-vjeçari shqiptar (EMRI)

TE FUNDIT

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
29 Korrik, 2025

Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe...

Lexo më shumë

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
29 Korrik, 2025

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë në Pekin dhe zonat përreth kanë shkaktuar të paktën 30 të vdekur dhe...

Lexo më shumë

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
29 Korrik, 2025

Armando Broja pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Chelsea dhe për...

Lexo më shumë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
29 Korrik, 2025

Në aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Myltë të Lezhës. Një makinë tip ‘Ford’ ka përplasur një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com