Djegia e karrigeve të Kuvendit të Shqipërisë do t’i kushtojë deputetëve të opozitës.
Mësohet se fatura nga dëmet e shkaktuara nga deputetët e opozitës në seancën e 30 shtatorit është 764.922 mijë lekë.
Deputetët demokratë që akuzohen si përgjegjës për dëmet e shkaktuara janë kreu i Grupit i Grupit, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Etilda Hoti.
Deputetët demokratë kanë afat për pagimin e tarifës deri në datë 20 Nëntor, në të kundërt lekët do t’u mbahen nga rroga.
Kujtojmë se seanca plenare e 30 shtatorit u karakterizua nga kaosi dhe tensione. Sende të ndryshme e këmbë karrigeje u hodhën drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Akti më ekstrem erdhi kur opozita nxori jashtë Kuvendit karriget e tyre dhe i vendosi zjarrin. Veprimi i opozitës erdhi pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji për çështjen “Babalja”.