Departamenti i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë për mallra kontrabandë. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, ky kontroll vjen pas vendimit që ka dhënë Gjykata e Tiranës.
Mësohet se janë gjetur sasi të konsiderueshme ‘botoxi’ kontrabandë, ndërkohë ende nuk ka urdhërarreste nga ana e Prokurorisë së Tiranës.
Priten më shumë detaje në vijim.