Jehona e Shqipërisë turistike, ka shkuar edhe në Amerikën e Jugut. Është media kolumbiane “El Tiempo” ajo që shkruan për vendin tonë duke e konsideruar si “Karaibet e Europës” dhe si destinacioni më i ri që po konsolidohet në turizëm në Europë.
Sipas medias kolumbiane, agjensitë turistike po e sugjerojnë gjithmonë e më shumë, si destinacion që po zgjidhet nga mijëra turistë për plazhet e ëndrrave, sipas saj.
Këtë vend të pasur me bukuri natyrore edhe plot histori, mund ta vizitosh më lirë se sa në destinacione të tjera në Evropë dhe pa patur nevojë për vizë nëse nisesh nga Bogota.
Ndër plazhet, veçohet në artikull, Ksamili, Dhërmiu dhe Himara, ndërsa nuk lihen pa u përmëndur, sitet arkeologjike të Apollonisë, Butrintin, dhe qytetin historik tashmë në UNESCO, Beratin.
Nuk lë pas as Tiranën, si kryeqyteti ku mund të gjesh një larmi atraksionesh turistike. Sipas El Tiempos, periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është nga Maji deri në Shtator.
Tv Klan