Policia ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili akuzohet si autor i grabitjes së parave në dy dyqane në Korçë.
Sipas uniformave blu, autori ka tentuar të godasë shitësin e më pas merr paratë me shpejtësi e largohet.
Policia ka sekuestruar një shumë parash e dyshuar e vjedhur, një mjet prerës (thikë), një përforcues grushti, një kapuç si maskë dhe veshjet që dyshohet se ka patur 42-vjeçari, gjatë vjedhjeve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recently”. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i dy vjedhjeve, shtetasi:
Ky shtetas dyshohet se më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 1, Korçë, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë), ndërsa më datë 14.10.2024, pas mesnate, në lagjen nr. 7, Korçë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një dyqan tjetër”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.