Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku inspekton punimet për lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës: Gati për qarkullimin e makinave në fund të vitit

2024/10/14 at 1:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Balluku inspekton punimet për lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës: Gati për qarkullimin e makinave në fund të vitit

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës.

“Ecuria e punimeve është e kënaqshme, është sipas grafikut. Ka kaluar 70% e realizmit fizik. Kanë përfunduar të gjitha gërmimet, masat mbrojtëse me mure, ka përfunduar pothuajse nyja në rrugën “Myslym Keta”, e cila na lidh me Rrugën e Arbrit e do jetë dhe një portë hyrëse për Tiranën. Ka filluar stabilizanti dhe me përfundimin e tij, nga mesi i muajit tetor, mund të fillojnë dhe shtresat asfaltike”, tha Gjyli.

Zëvendëskryeministrja, Balluku e vendosi theksin tek ritmi i punimeve për të bërë të mundur finalizimin në kohë të kësaj vepre të rëndësishme, jo vetëm për kryeqytetin.

Në fund të vitit, tha Balluku, e gjithë vepra, ashtu sikundër është premtuar, duhet të jetë gati dhe e aksesushme.

”Ne kemi vendosur një afat për të gjithë Unazën, e cila duhet të përfundojë brenda këtij vitit. Ndaj është shumë e rëndësishme, të kemi një koordinim mes palëve duke qenë se këtu kemi disa lote që punojnë njëkohësisht”, u shpreh Balluku.

Zhvendosja e linjave të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë ka qenë një tjetër sfidë në këtë projekt, ku OST dhe OSSH kanë pasur një rol të rëndësishëm dhe kanë ndërhyrë shpejt për të mos krijuar vonesa në ecurinë e kantierit.

Segmenti do të jetë i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes së automjeteve do të jetë e lartë, ndërsa do të ketë pjesë të tij edhe elementet urbanë, gjelbërim, ndriçim.

“OSSH-ja dhe OST-ja kanë pasur një rol të rëndësishëm në të gjithë pjesën e dytë të unazës, nga ‘Shqiponja’ dhe deri në rrethrrotullimin e Dajtit, që më pas lidhet edhe me pjesën tjetër, atë të segmentit që lidhet me zonën e Bërrylit. I është dashur si Operatorit të Transmetimit, ashtu edhe Operatorit të Shpërndarjes që të jenë pjesë e grupeve të punës për të lëvizur disa nga linjat kryesore, si ato të transmetimit dhe ato të shpërndarjes, dhe madje edhe duke i përmirësuar ato. Aty ku i kemi pasur ajrore i kemi kaluar nëntokësore me ABC. Ky bashkëpunim ka qenë i shkëlqyer, nuk na ka krijuar fare vonesa dhe duhet thënë që është shumë e rëndësishme në raste të tilla që të gjithë komponentët të koordinojnë”, nënvizoi Balluku.

Loti 6 ka një gjatësi prej 1.3 kilometrash dhe nis pas rrethrrotullimit të rrugës Tiranë-Dajt.

Aksi është vendosur në shtratin e përroit, i cili është përfshirë brenda një koletori betonarme.

Ju sugjerojmë

Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë
Aktualitet

Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë

21 Maj, 2025 4:03 pm
Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich
Bota

Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich

21 Maj, 2025 3:57 pm
Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik
Aktualitet

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik

21 Maj, 2025 3:41 pm
Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta
Kryesore

Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta

21 Maj, 2025 3:28 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza

21 Maj, 2025 3:10 pm
Britani-Maqedoni e Veriut do nënshkruajnë marrëveshjen për partneritet strategjik
Rajoni

Britani-Maqedoni e Veriut do nënshkruajnë marrëveshjen për partneritet strategjik

21 Maj, 2025 2:56 pm
“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj kërkon pushimin e çështjes
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj kërkon pushimin e çështjes

21 Maj, 2025 2:44 pm
Hyn në fuqi vendimi / Falje gjobave nga vitet 2015 deri në 2024
Aktualitet

Hyn në fuqi vendimi / Falje gjobave nga vitet 2015 deri në 2024

21 Maj, 2025 2:34 pm
Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën
Rajoni

Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

21 Maj, 2025 2:25 pm
72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”
Aktualitet

Raportet vjetore të institucioneve / Parlamenti aktual në detyrë deri më 8 Korrik

21 Maj, 2025 2:21 pm
Para
Dhunimi për vdekje i Egli Progës, Gjykata lë në burg 3 personat që tentuan të pengonin zbardhjen e ngjarjes 

Dhunimi për vdekje i Egli Progës, Gjykata lë në burg 3 personat që tentuan të pengonin zbardhjen e ngjarjes 

Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë, e la ushtrinë e vet pa bukë

Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë, e la ushtrinë e vet pa bukë

Foto/Meloni në Gjadër dhe Shëngjin, inspekton me Ramën qendrat e pritjes së refugjatëve nga Italia  

Niset anija me grupin e parë të emigrantëve nga Italia drejt Shqipërisë 

TE FUNDIT

Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë

Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë
21 Maj, 2025

Në Prill 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me 4,1 %, në krahasim me...

Lexo më shumë

Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich

Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich
21 Maj, 2025

Andriy Portnov, ish-politikani ukrainas u ekzekutua me armë zjarri këtë të mërkurë në Madrid të Spanjës. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare,...

Lexo më shumë

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik
21 Maj, 2025

Kanë ardhur nga Amerika dhe po përjetojnë një eksperiencë të veçantë në vendin tonë. Për disa prej tyre është ajo...

Lexo më shumë

Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta

Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta
21 Maj, 2025

Ka pasur një interes të lartë për blerjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Konkretisht, janë rreth  50 mijë aplikime për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com