Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur t’u japë çmimin Sveriges Riksbank 2024 në Shkenca Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson.
Tre shkencëtarët u shpërblyen për kërkimin e tyre se si institucionet formojnë dhe ndikojnë në mirëqenien.
Çmimi prestigjioz, i njohur zyrtarisht si Çmimi Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike në Kujtimin e Alfred Nobelit, është çmimi i fundit që do të jepet këtë vit dhe është me vlerë 11 milionë korona suedeze (1.1 milionë dollarë).
Kush janë fituesit?
Daron Acemoglu, i lindur më 1967 në Stamboll, Turqi. PhD 1992 nga London School of Economics and Political Science, MB. Profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Kembrixh, SHBA.
Simon Johnson, i lindur në vitin 1963 në Sheffield, MB. PhD 1989 nga Massachusetts Institute of Technology, Cambridge, USA. Profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Kembrixh, SHBA.
James A. Robinson, i lindur më 1960. PhD 1993 nga Yale University, New Haven, CT, SHBA. Profesor në Universitetin e Çikagos, IL, SHBA.