Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga kantieri i rrugës që po ndërtohet nga Shëngjini në Velipojë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ky investim strategjik në fushën e turizmit do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES, dhe me kantierin e rrugës Shëngjin – Velipojë, një investim strategjik në fushën e turizmit që do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë, ju uroj të diel të paqtë“, shkruan Rama.