Një ambient në të cilin kultivoheshin bimë narkotike është zbuluar në zonën e Selitës në Tiranë.
Bëhet fjalë për një magazinë shtetërore ku brenda saj ishin instaluar llamba dhe pajisje të tjera për kultivimin e bimëve narkotike.
Aktiviteti kriminal ushtrohej në katin e dytë të magazinës ndërsa kati i parë i objektit është në përdorim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Deri më tani policia ka ndaluar dy persona, si dhe ka sekuestruar bimë narkotike dhe pajisjet që përdoreshin për të rritur fidanët.
Klan News