Dy turiste nga Gjermania janë shpëtuar nga policia e Himarës, pasi kishin mbetur të bllokuara në zonën e quajtur “Gropat e Bufit” në Vuno.
“Shërbimet e rendit, së bashku me forcat zjarrfikëse të Himarës, mbërritën në vendin e dhënë dhe nisën menjëherë kërkimet. Pas 4 orësh, në kushte të vështira atmosferike, arritën të lokalizojnë turistet dhe menjëherë ju ofruan ndihmën e nevojshme.”
Pas gjetjes, të dyja turistet gjermane ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehën mirënjohjen e tyre për shërbimet që ju ofruan ndihmën e nevojshme.