Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sytë e fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç.
Sipas mediave italiane krimi ka ndodhur në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta.
Mësohet se shqiptari i ka marrë jetën gruas së tij 24 vjeçare duke e mbytur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në kulmin e një mosmarrëveshjeje në familje, përballë dy fëmijëve të saj të vegjël.