Ka nisur me djegien e një gome protesta e opozitës në Tiranë.
Mësohet se goma është djegur ga disa protestues përpara godinës së Presidencës, por është fikur me shpejtësi nga forcat policore.
Ndërkohë përpara kryeministrisë dhe bashkisë Tiranë është rreshtuar kordoni i parë policor, i cili pritet të jetë në gadishmëri të incidenteve që pritet të ndodhin gjatë protestës.
Tubimi i opozitës raportohet se do zhvillohet në disa rrugë të kryeqytetit, të cilat do të bllokohen nga protestuesit.