Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që janë në listë të zezë

2024/10/05 at 2:20 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: I gatshëm të adresoj “në mënyrë të shpejtë” shqetësimet për dinarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që të sanksionojë të gjithë personat që ai tha se komunikojnë dhe bashkëpunojnë me personat që gjenden në listë të zezë në Ballkanin Perëndimor.


Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, Kurti tha se Serbisë po ashtu duhet t’i kushtëzohen “përfitimet aktuale”.

“Andaj Perëndimit demokratik, në veçanti Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, ne u bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen përfitimet aktuale, jo vetëm ato të ardhshme nga BE-ja, SHBA-ja e Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen nga SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Ata që janë pjesëtarë të organizatave ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’. Përndryshe kriminelët që shëtisin të lirë, përndryshe listat e zeza, nuk janë efektive”, tha Kurti.

Organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar.

Kurti tha se lista e zezë duhet të japë “rezultate nëpërmjet sanksionimit të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojnë me ta”.

Ai kërkoi që autoriteteve të Kosovës t’i dorëzohet Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij, që Kosova i akuzon për organizimin e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës shtatorin e vitit të kaluar.

Në Banjskë, më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës. Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për rastin në Banjskë të Zveçanit.

Vetëm tre persona të akuzuar janë të arrestuar në Kosovë dhe Radoiçiq dhe të tjetër gjenden në arrati. Radoiçiq besohet se gjendet në Serbi.

SHBA-ja dhe BE-ja po ashtu kanë kërkuar që të gjithë të përfshirët në sulmin e armatosur në Banjskë të përballen me drejtësinë.

Kurti po ashtu akuzoi Serbinë se nuk po respekton marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ai po ashtu mbrojti veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, që bashkësia ndërkombëtare i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

“Ata që ankohen për veprimet tona të njëanshme janë duke u ankuar pse e kemi shpallur pavarësinë, janë duke u ankuar pse fituam në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, janë duke u ankuar pse përfundoi mbikëqyrja e pavarësisë. Sundimi i ligjit për shtetin sovran është sikurse frymëmarrja”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës edhe më herët ka thënë se veprimet në veri – përfshirë mbylljen e institucioneve që kanë funksionuar në bazë të sistemit serb, ndalimin e përdorimit të dinarit serbë për pagesa me para të gatshme dhe veprime të tjera – janë në kuadër të shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të ligjit.

Kryeministri kosovar po ashtu kërkoi që të rivendoset zona tokësore e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Meqë brenda dy vjetëve, katër herë Serbia e ka sjellë ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës. Ajo ishte hequr në gusht të vitit 2001. Këtë tani po e keqpërdor regjimi i Aleksandar Vuçiqit, i cili që po sjell artileri, trupa shtesë, sistem kundërajror kinez përbrenda këtij rripi 5-kilometërsh”, tha Kurti.

Përgjegjësinë për sigurinë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë e ka misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës./REL



Ju sugjerojmë

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit
Kryesore

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

15 Shtator, 2025 8:38 am
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën
Aktualitet

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

15 Shtator, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 shtator 2025

15 Shtator, 2025 8:34 am
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Shtator, 2025 7:53 am
Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

14 Shtator, 2025 10:23 pm
Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
Para
23 oficerë shqiptarë përfundojnë kursin e ICITAP për hetimin e krimit, ambasada e SHBA: Rriten aftësitë e Policisë Gjyqësore

23 oficerë shqiptarë përfundojnë kursin e ICITAP për hetimin e krimit, ambasada e SHBA: Rriten aftësitë e Policisë Gjyqësore

‘Shpërthen’ punonjësi i hidrovorit në Vlorë: Na shkatërruan pompat me plehrat! Këta nuk janë njerëz, por derra…

‘Shpërthen’ punonjësi i hidrovorit në Vlorë: Na shkatërruan pompat me plehrat! Këta nuk janë njerëz, por derra…

Përmbytjet në Vlorë/ Ministri Vengu: 250 forca ushtarake në të gjitha zonat e prekura

Përmbytjet në Vlorë/ Ministri Vengu: 250 forca ushtarake në të gjitha zonat e prekura
















TE FUNDIT

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit
15 Shtator, 2025

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nis sot dëshminë e tij...

Lexo më shumë

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën
15 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamje nga puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj. Përpos videos së...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 15 shtator 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
15 Shtator, 2025

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
15 Shtator, 2025

Dashi Ndihesh më energjik se zakonisht, por kujdes me impulsivitetin në vendime të shpejta. Jep përparësi dëshirave të tua, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com