Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ballkani nën stuhi reshjesh: Të vdekur në Bosnje

2024/10/05 at 8:43 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ballkani nën stuhi reshjesh: Të vdekur në Bosnje

Stuhi reshjesh kanë goditur Ballkanin Perëndimor e priten të vazhdojnë edhe në fundjavë.

Si pasojë e shirave e rrëshqitjeve të dheut në Bosnje-Hercegovinë ka pasur mjaft të vdekur. Edhe në Vlorë pati përmbytje.

Pamjet në mediat sociale tregojnë se sa shpejt shirat përmbytën rrugët dhe ndërtesat në mjaft vende në Ballkanin Perëndimor. Situata më e rëndë është në Bosnje-Hercegovinë.  Të paktën 16 vetë kanë vdekur nga përmbytjet e rënda dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnje-Hercegovinë. Autoritetet lokale dhe Zyra për Mbrojtjen Civile thonë se numri i saktë i viktimave ende nuk dihet dhe se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka gjasa të rritet. Në Bosnje-Hercegovinë më i prekur është një rajon malor rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit. Trupat pa jetë u gjetën në rajonin malor të Jabllanicës, i cili gjendet 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës. Në fotografitë e botuara në mediat lokale duket se prej rrëshqitjeve të dheu u mbuluan mjaft ndërtesa. Nga një xhami dukej vetëm minarja.

“Situata është shumë serioze, shumë njerëz nuk mund të largohen nga banesat”, shkroi kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Nermin Niksic në platformën X. Sipas zëdhënësit të qarkut, Darko Jukan, qyteti i Jabllanicës, me një popullsi prej 4,000 banorësh, nuk ka për momentin asnjë lidhje me botën.Qeveria në Bosnje-Hercegovinë krijoi një shtab krize dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Edhe në Shqipëri situata në disa qytete u përkeqësua ditën e djeshme brenda pak minutash. Situata më e rënduar është në Vlorë ku u përmbytën disa lagje, disa rrugë e kryqëzime janë ende të bllokuara. Probleme ka edhe në rrugën lidhëse të autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken.

Shirat mund të pengojnë përpjekjet e skuadrave të shpëtimit

Edhe në Bosnje-Hercegovinë ka probleme me rrugët e bllokuara. Aldin Brasnjic, drejtues i Zyrës për Mbrojtjen Civile të federatës boshnjako-kroate, tha se ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur të depërtojnë në disa fshatra për shkak të rrugëve të bllokuara. Ai tha se shirat që parashikohen gjatë fundjavës do t’i vështirësojnë përpjekjet e tyre edhe më tej.

Edhe në qytetin Kiseljak, rreth 20 kilometra nga Sarajeva, janë nën ujë shumë shtëpi, kopshte dhe makina, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Ndërkohë edhe Kroacia lëshoi ​​një paralajmërim për përmbytje për qytetin bregdetar të Rijekës dhe zonat e brendshme të vendit.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimet klimatike po i rrisin gjasat, intensitetin dhe kohëzgjatjen e ngjarjeve ekstreme të motit si shirat e rrëmbyeshëm./DW

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Biden: Nuk e di nëse Izraeli po mban pezull marrëveshjen e paqes për të ndikuar tek zgjedhjet amerikane

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 41-vjeçari

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 41-vjeçari

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com