Të enjten në emisionin “Opinion” u trajtua tema “Bllokim, protestë apo grevë urie nga opozita! Bardhi plas bombën e përgjimeve”.
Në studio ishte Gazment Bardhi, fillimisht me një intervistë të shkurtër dhe më pas në një debat lidhur me rrugën që po merr opozita. Që nga burgosja e Ervin Salianjit, opozita ka nisur një strategji të re, ndonëse aktet e ditëve të fundit duken si një rikujtesë e asaj të disa muajve më parë. Çfarë do ndodhë me opozitën? Ka një lloj paqartësie, pasi ka deklaruar që me Edi Ramën se nuk mund të ketë zgjedhje të lira, thonë se do të qëndrojnë në zgjedhje, flitet për mosbindje civile. Por aktet njëri pas tjetrit mbeten kryesisht të izoluara brenda parlamentit pa pasur një mbështetje publike. Por cila është strategjia e opozitës, çfarë do bëjë ajo?
Të ftuar: Preç Zogaj, Ilda Zhulali, Ornela Çuçi, Redi Shehu, Mark Marku, Gazment Bardhi. Në lidhje direkte Alba Bajraktari.
Në pjesën tjetër të emisionit, “Opinion” solli historinë interesante të një doktori me 20 mijë operacione në karrierën e tij. Kostandin Balloma, themelues i Luis Medical Center ka një histori befasuese. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1990 si emigrant në Greqi. Me shumë vështirësi për shkak të mosnjohjes së gjuhës e pavlefshmërisë së diplomës arriti të hynte në një spital. Ndërsa sot ai ka të punësuar mjekë grekë që i sjell nga Greqia dhe i punëson në Tiranë./Opinion.al