Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet Sky ECC, Bardhi: Anëtarë të qeverisë ndihmojnë eksponentë të krimit për çështjet me drejtësinë

2024/10/03 at 9:52 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimet Sky ECC, Bardhi: Anëtarë të qeverisë ndihmojnë eksponentë të krimit për çështjet me drejtësinë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ishte i ftuar këtë të enjte në “Opinion”. Ai foli për disa përgjime të Sky ECC të cilat sipas tij provojnë lidhjen mes eksponentëve të rëndësishëm të mazhorancës socialiste dhe krimit të organizuar për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë apo Policinë e Shtetit.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se për çfarë përgjimesh bëhen fjalë, Bardhi tha se “bëhet fjalë për të dhëna që nuk janë publikuar deri më tani për faktin e thjeshtë sepse mbrohen nga sekreti hetimor”.

“Del e provuar se si eksponentë të rëndësishëm të mazhorancës jo vetëm bashkëpunojnë, të nivelit shumë të lartë, anëtarë qeverie mes tyre patjetër, se si ndihmojnë eksponentë tashmë publikë dhe të provuar nga SPAK të krimit të organizuar në çështjet që ata kanë me drejtësinë. Ndërhyjnë në prokurorë, në punonjës të policisë”, shtoi Bardhi.

Ai tha se nuk i ka publikuar këtë të dhëna, të cilat sipas tij edhe SPAK i disponon, për t’i lënë prokurorisë kohën e nevojshme që të bëjë punën e saj. Por nëse prokuroria nuk vepron, Bardhi tha se të dhënat do të publikohen për shkak të interesit të lartë publik që kanë.

“Të jeni të sigurt që të dhënat do të bëhen publike sepse prevalon interesi publik. Nëse ka në këtë vend prokurorë që duan të fshehin lidhjet mes krimit dhe qeverisjes, faktin që eksponentë të rëndësishëm me pushtet në Shqipëri ndihmojnë apo ndërhyjnë për të ndihmuar eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar që atyre të mos i cënohet fjala vend pasuria kjo përbën çështje me interes publik dhe unë jam në politikë për të mbrojtur interesin publik. Po i jap kohën e nevojshme prokurorisë për të bërë detyrën e vet. Dua që institucionet të funksionojnë sipas rregullave të këtij vendi. Nëse dështojnë të përmbushin misionin e tyre unë do të përmbush misionin si përfaqësues i qytetarëve”, tha Bardhi.

E tashmë pyetja lind se sa kohë do i japë Bardhi SPAK-ut para se t’i publikojë të dhënat. Fillimisht ai shprehu bindjen se prokuroria do të veprojë dhe se nuk ka një afat të caktuar për këtë gjë. Megjithatë theksoi se prokurorisë nuk i duhen shumë që të lexojë ato që ka përpara.

“Nëse SPAK i duhet një vit që të lexojë atë që ka, do marr mesazhin patjetër që këtu ka një tentativë të  qartë nga prokuroria për ti fshehur këto të dhëna”, tha Bardhi.

Ju sugjerojmë

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
Aktualitet

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

17 Shtator, 2025 1:49 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

17 Shtator, 2025 1:43 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt
Kronikë

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 Shtator, 2025 12:43 pm
Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament
Kryesore

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

17 Shtator, 2025 12:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dehur në timon, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

17 Shtator, 2025 11:19 am
Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve
Aktualitet

Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

17 Shtator, 2025 10:51 am
Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin
Bota

Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

17 Shtator, 2025 10:35 am
Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake
Aktualitet

Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake

17 Shtator, 2025 10:17 am
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Kronikë

Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka

17 Shtator, 2025 9:40 am
Para
Zgjedhjet po afrojnë, cili është “skenari” i PD? Bardhi: Na kanë detyruar të…

Zgjedhjet po afrojnë, cili është “skenari” i PD? Bardhi: Na kanë detyruar të…

“Nuk dua luftë”, Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë

"Nuk dua luftë", Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2024

TE FUNDIT

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
17 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në një seancë...

Lexo më shumë

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
17 Shtator, 2025

Duke reaguar nga Jerusalemi ndaj komenteve të Recep Tayyip Erdogan lidhur me statusin e qytetit të shenjtë, kryeministri izraelit Benjamin...

Lexo më shumë

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
17 Shtator, 2025

Kalendari i Kupës së Shqipërisë është publikuar të mërkurën. Turneu i dytë për nga rëndësia në vend nis më 1...

Lexo më shumë

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt
17 Shtator, 2025

Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasuritë e familjarëve të shtetasit Fatjon Dautaj, i arrestuar në Londër për trafik droge dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com