Për shkak të motit të keq që ka prekur gjirin e Durrësit, Kapitaneria ka urdhëruar pezullimin e lundrimit për flotën e peshkimit për 48 orë.
Mësohet se sot dhe nesër, nuk do të lejohen anijet e peshkimit të dalin në det, ndërsa anijet që janë tashmë në lundrim janë këshilluar të ankorohen pranë portit të peshkimit.
Ndërkohë nga ana tjetër, linjat e trageteve Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona do të operojnë normalisht, dhe anijet e tonazhit të mesëm dhe të lartë do të vazhdojnë aktivitetin e tyre./tvklan