Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë lejuar të futen në seancën parlamentare, duke bërë që të ketë përplasje me Gardën e Republikës.
Opozita edhe sot ka vazhduar aksionin e saj për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.
Ndërkohë në Kuvend kanë shkuar edhe ministrat dhe deputetët e PS, të cilët nuk janë lejuar të futen nga kolegët e tyre opozitarë.
Ndërsa deputeti Luan Baçi dëgjohet t’i drejtohet Niko Peleshit “Niko mos bëni të fortin”.