Nesër në orën 15:00 do të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën për masat disiplinore ndaj deputetëve të PD.
Mbledhja e Sekretariatit vjen pas aksionit të opozitën në parlament, ku u regjistruan akte dhune dhe u dogjën karriget para oborrit të Kuvendit.
Pas këtij aksioni, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi një kërkesë në Kuvend ku kërkon masë disiplinore për 24 deputet të opozitës.
Deputetët janë; Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Përveç ndëshkimit parlamentar, 23 deputetë të PD janë referuar në SPAK nga Policia e Tiranës për aktet e dhunës në sallën e seancave parlamentare./Opinion.al