Në përfundim të mbledhjes me deputetët, kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi ka ndarë detajet nga diskutimet në një komunikim për mediat.
I pyetur për dënimin me burg të Ervin Salinjit, Peleshi tha se Partia Socialiste nuk ndërhyn në punët e drejtësisë dhe nuk do të donte të komentone një vendim gjykate.
“Nuk mund të jem as unë dhe as grupi parlament të PS dhe as qeveria mbi drejtësinë. Politika shqiptarë në këto vite ka bërë reformën në drejtësi, në mënyrë që të ndajmë punën dhe drejtësia të ketë punën e saj të pavarur. Nuk kemi kundërshtuar zbatimin e një gjykatë Kushtetuese”, tha Peleshi.