Në profilin e Ervin Salianjit në “Facebook” është publikuar një foto e tij në kohën kur bënte denoncime në lidhje me atë që ai e quante “Republika e Narkotrafikut”.
Krahas fotos, shkruhet se ky ishte fundi i shtetit ligjor në Shqipëri, ndërsa kërkohet nga ana e qytetarëve pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit.
“Mirmëngjes, miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut! Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot! Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen! Bashkohu në protestë më 7 tetor”, lexohet në postim.