Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pukë, ku për pasojë ka humbur jetën një 34-vjeçar.
Mësohet se automjeti i drejtuar nga Geg Prend Kola ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë në fshatin Iballë.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.
“Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej mbrëmjes së datës 28.09.2024. 34 vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë. Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K. Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet një njoftimin zyrtar të bluve.