Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale foto nga vizita e tij në New York.
Teksa mori pjesë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, Rama zhvilloi takime të rëndësishme me politikanë dhe me bashkëkombës, që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.