Zëvendës Drejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA, Kathryn Hammond, ka folur gjatë takimit me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura.
Ajo theksoi se SHBA mbështet ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse.
Hammond theksoi se institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën.
“Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura.
Organizata të shoqërisë civile përfshirë OJF, duhet të japin mendime dhe ekspertizë të vlefshme angazhimi i tyre garanton që interesa të caktuar të qeverisë të çojë në rezultate të caktuara”, tha Hammond.