Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori Gonzato: Pa institucione të pavarura nuk ka drejtësi të pavarur

2024/09/26 at 9:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ambasadori Gonzato: Pa institucione të pavarura nuk ka drejtësi të pavarur

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi në Tiranë se nuk mund të bëhen dallime midis pavarësisë së drejtësisë dhe statusit të institucioneve administrative të saj.


“Pa institucione të pavarura të drejtësisë nuk ka drejtësi të pavarur. Kriteret si llogaridhënia dhe transparenca nuk mund të përdoren si kosto të pavarësisë. Ato janë mekanizma të brendshëm për të rritur këto cilësi”, deklaroi ambasadori Gonzato.

Ai i bëri komente të mërkurën gjatë një ndërhyrje të dytë nga mesi i diskutimeve, pasi mbajti një fjalë përshëndetëse, në një tryezë mbi reformën në sistemin gjyqësor dhe mbi punën e SPAK-ut dhe Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organizuar nga qendra studimore CSDG, ku merrnin përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të Kuvendit, diplomatë, studiues dhe ekspertë të njohur të fushës.

Ndërhyrja e pazakontë e ambasadorit Gonzato erdhi si një reagim mbi fjalën që mbajti në atë tryezë kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, Fatmir Xhafaj, i cili shpjegoi “një reformë tjetër të rëndësishme që ka marrë përsipër Kuvendi, që synon modernizimin e shtetit, reformimin e disa funksioneve dhe institucioneve të dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit, me fokus adresimin e tre sfidave të rëndësishme: mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit”.

Zoti Xhafaj foli gjatë mbi përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe transparencën e dy këshillave që administrojnë sistemin e drejtësisë pas reformimit, KLGJ dhe KLP, duke theksuar se në funksionet e veta kushtetuese “Kuvendi ka rol monitorues, mbikëqyrës dhe koordinues në tërësi, dhe veçanërisht në marrëdhëniet e tij me institucionet e reja të drejtësisë”.

Zoti Xhafaj e cilësoi si “përmbushje të pamjaftueshme” dhe vetëm “një pjesë e detyrimit kushtetues dhe ligjor” raportimin në Kuvend nga institucionet e drejtësisë. Ai tha se institucionet e reja të drejtësisë duhet ta shohin pavarësinë të pashkëputur nga përgjegjshmëria, që të jenë më shumë llogaridhënëse dhe më transparente.

“Pavarësia e pushtetit gjyqësor, pavarësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendimmarrje nuk është e njëjtë në princip dhe në koncept me pavarësinë dhe autonominë në funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Pavarësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendimmarrje nuk mund të jetë këmishë force për të mos u gjykuar për përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe transparencën”, tha zoti Xhafaj.

Ai përsëriti disa herë se në jetësimin e parimit kyç kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet tre pushteteve ka rol thelbësor Kuvendi, të cilin e cilësoi si “një faktor me rëndësi në koordinimin ndërinstitucional, në ndërveprimin dhe bashkëpunimin e tre pushteteve dhe në harmonizmin e marrëdhënies ndërmjet tyre dhe faktorëve të tjerë të jetës ekonomike e sociale”.

Zoti Xhafaj tha se qëllimi i reformës tjetër është që “të identifikohen përgjegjësitë dhe të harmonizohet bashkëveprimi dhe ndërveprimi i gjithë institucioneve të tre pushteteve në funksion të mirëqeverisjes, të antikorrupsionit dhe të sundimit të ligjit, të cilat nuk janë atribut vetëm i një pushteti e as i një institucioni”.

Ai shtoi se do të ishte gabim i madh që barra e madhe e luftës kundër korrupsionit t’u lihet vetëm dy institucioneve, SPAK dhe GJKKO, sepse edhe tek pjesa penale këto dy institucione kanë një segment shumë të kufizuar pune, ndërsa vet korrupsioni është shumë më i gjerë dhe shumë më kompleks.

Ndaj duhet parë, sipas tij, edhe si funksionojnë institucionet e tjera të shtetit dhe “përmes këtij komisoni synohet të jepen zgjidhjet e nevojshme për t’u bërë komplementarë me strukturat e tjera në bashkëpunim me këto institucione”.

Zoti Xhafaj shtoi mes të tjerash se në fazën e parë të punës së komisionit të posaçëm, që ai drejton, ku opozita nuk merr pjesë, shumë shpejt do të dalë si produkt një dokument analitik i hartuar për këto 3 fusha, i cili “mbështetet mbi dokumenta zyrtare kryesisht të Bashkimit Europian, që është bazamenti mbi të cilin ndërtohet gjithë ky diskutim dhe ky dokument, dhe që janë korniza që kornizojnë veprimtarinë e këtij komisioni, qëllimet dhe produktet e tij”.

Por ambasadori i BE-së Silvio Gonzato theksoi në ndërhyrjen e tij se llogaridhënia dhe transparenca janë kritere dhe mekanizma të brendshme, që nuk mund të përdoren si kosto të pavarësisë dhe se nuk ka drejtësi të pavarur pa institucione të pavarura të drejtësisë.

Ambasadori Gonzato nënvizoi se “në Raportin e Progresit dhe në Raportin Screening (të Shqyrtimit), ne themi që parlamenti ta ushtrojë rolin e vet në mënyrë më adekuate, por kjo nuk do të thotë që të jetë një mënyrë për të ndryshuar kontrollet dhe balancat, apo për të ndryshuar mënyrën e rregullimit të institucioneve të ndryshme, ose për të ndryshuar marrëdhëniet mes tyre”.

Ai shtoi se në ato raporte bëhet fjalë thjesht për ndjekjen serioze të parlamentit për diskutime që bëhen rregullisht me institucionin e pavarur të drejtësisë dhe institucionet e tjera, si dhe për ndjekjen e rekomandimeve të nxjerra në raporte të tilla, duke marrë masat e nevojshme dhe duke përfshirë edhe masat buxhetore.

Zoti Gonzato tha më tej që ndërsa diskutohet një nga aspektet e rëndësishme të reformës, që është përfshirja e përfaqësuesve të shoqërisë civile në institucionet e pavarura të drejtësisë, në Raportin e Shtetit të së Drejtës të publikuar në korrik, ku në lidhje me anëtarët jomagjistratë ende u konstatuan mangësi, për shembull, në kontrollet e historikut dhe verifikimin e pasurisë në krahasim me anëtarët magjistratë, gjë që rezulton të jetë mungesë transparence, ndoshta mungesë edhe në meritokraci gjatë procesit, çka ka vend për përmirësim.

Komisioni i posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin nisi nga puna në mes të qershorit, me premtimin që do të jetë gjithëpërfshirës, megjithë mungesën e opozitës, e cila është skeptike ndaj kësaj nisme dhe bojkotoi votimin në parlament edhe të rezolutës edhe të ngritjes së komisionit.

Në fillim të shtatorit ambasada e SHBA-ve në Tiranë bëri të ditur se “do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit”. Një deklaratë të ngjashme bëri atëherë edhe ambasadori i Delegacionit të BE-së, Gonzato.

Këto deklarata shënuan një ndryshim të qëndrimeve të tyre më herët, kur kryeministri Edi Rama publikoi këtë nismë në maj. Ambasada Amerikane e cilësoi atë “një propozim premtues”, ndërsa Delegacioni i BE-së tha se “mirëpriste çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë”, ndërsa të dy përfaqësitë diplomatike theksuan nevojën e gjithëpërfshirjes dhe garancinë “e pakthyeshmërisë së reformës në drejtësi”./REL



Ju sugjerojmë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Para
Borrell takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Integrimi në BE i arritshëm,  të ndiqen reformat kyçe

Borrell takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Integrimi në BE i arritshëm, të ndiqen reformat kyçe

Krimi i dyfishtë në Roskovec/ Identifikohet autori i ngjarjes, të vrarë dy vëllezër

I shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

Shqipëria do të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në më 15 Tetor

Shqipëria do të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në më 15 Tetor
















TE FUNDIT

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com