Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri Hasani merr pjesë në Asamblenë e OKB, priten marrëveshje me disa shtete për liberalizimin e vizave 

2024/09/22 at 10:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri Hasani merr pjesë në Asamblenë e OKB, priten marrëveshje me disa shtete për liberalizimin e vizave 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. 

Hasani pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë, një prej angazhimeve kryesore të kryediplomatit shqiptar, që prej marrjes së mandatit si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. 

Gjithashtu, ministri Igli Hasani do të ketë takime dypalëshe me ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Maltës, Marokut, Mongolisë, Turkmenistanit, Qipros etj. 

Gjatë javës së nivelit të lartë, Shqipëria, përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë dhe drejtojë disa takime,  në cilësinë e anëtares së OKB-së por edhe të kryesueses së nismave rajonale si Karta e Adriatikut, Nisma e Evropës Qendrore dhe Procesi i Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore. 

Java e nivelit të lartë nisi dje me takimin “Beijing+30: drejt një bote me barazi gjinore”, mbajtur në Nju York, ku ministri Hasani nënvizoi politikat e qeverisë shqiptare që nxisin angazhimin kuptimplotë të grave në jetën publike. 

“Le të ndërtojmë një të ardhme ku gratë dhe vajzat fuqizohen për të përmbushur potencialin e tyre dhe për të kontribuar në mënyrë domethënëse në përmirësimin e shoqërisë. Së bashku, ne mund të krijojmë një botë më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë”, tha Hasani. 

Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së do të jenë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit (2022-2023) dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. 

Ju sugjerojmë

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
Sport

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

5 Korrik, 2025 5:52 pm
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
Bota

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

5 Korrik, 2025 4:54 pm
Para
Sulm me armë në SHBA, 4 të vrarë dhe me dhjetëra të plagosur 

Sulm me armë në SHBA, 4 të vrarë dhe me dhjetëra të plagosur 

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki – Shqipëri 

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki – Shqipëri 

U denoncua nga Fredi Beleri, Jorgo Goron akuzohet se ka tjetërsuar pronë prej 5512m2, u ble nga bashkëshorti i Olta Xhaçkës 

Mbyllen hetimet, SPAK çon për gjykim Jorgo Goron dhe 4 persona të tjerë 

TE FUNDIT

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
5 Korrik, 2025

“Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është...

Lexo më shumë

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
5 Korrik, 2025

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 24 palestinezë në Rripin e Gazës të shtunën, përfshirë 10 njerëz që po kërkonin...

Lexo më shumë

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
5 Korrik, 2025

Në emisionin “Pro Business” në Tv Klan u diskutua gjendja aktuale e tregut të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në...

Lexo më shumë

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
5 Korrik, 2025

Ministri në detyrë për Zhvillim Rajonal i Kosovës, Fikrim Damka, e ka mohuar “çdo shkelje” të shtunën, një ditë pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com