Policia ka arrestuar një administrator të një subjekti që prodhonte oxhakë në Durrës.
Sipas uniformave blu mësohet se ky subjekt shkelte të drejtat e pronësisë industriale dhe fshihte të ardhurat.
Në pranga ka rënë shtetasi G. Ç., 47 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetas, se emri i firmës së tij të certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, për prodhimin e oxhakëve, përdorej nga një subjekt tjetër, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. Ç., 47 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 oxhakë, me vlerë 33 000 euro, të prodhuar në mënyrë të kundërligjshme në subjektin që administronte shtetasi G. Ç”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al