Shkarkimi i legjendës Daniele De Rossi pas 4 ndeshjeve të para në Seria A, ishte një rrufe në qiell të hapur nga Roma.
“AS Roma njofton se ka shkarkuar Daniele De Rossi nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është miratuar në interesin më të mirë të skuadrës, në mënyrë që të mund të rifillojë menjëherë rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në start. Muajt e fundit me pasion dhe përkushtim do të vijojnë komunikimet për drejtimin teknik të skuadrës.”
Me këto rreshta Friedkins shkarkoi menaxherin që mori drejtimin nga Mourinho sezonin e kaluar dhe ringjalli Romën në fund të sezonit.
Por verdhekuqtë duket se kanë pasur një plan të qartë dhe brenda pak orëve kanë gjetur teknikun që do të pasojë De Rosin në stol. Trajneri i ri i Romës pritet të jetë ish-tekniku i Torinos, Ivan Juriç. Kroati pritet që të drejtojë stërvitjen e parë duke nisur nga pasditja e sotme.
49-vjeçari do të firmosë një kontratë që e mban në Olimpico deri në fund të sezonit me opsion rinovimi në rast kualifikimi në Champions League.