Në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan mbrëmjen e sotme po trajtohet sezoni turistik në vend dhe sa u dëmtua nga çmimet e larta.
I ftuar për të folur për temën ishte dhe kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ndreu u ndal te sezoni i ardhshëm turistik, ku theksoi se në verën 2026 shezlongë do të kenë vetëm hotelet e vijës së pare dhe të dytë.
Në këtë mënyrë, sipas kryebashkiakut të Lezhës, rreth 50% e vijës bregdetare do të jetë e lirë.
Ne kemi zhvilluar një mbledhje në muajin gusht me kryeministrin dhe ministren e turizmit, dhe kemi vendosur piketa sesi do të sillemi me këta që administrojnë shezlongët.
E para shenzlongët nuk janë më biznes. Shenzlongë do kenë vetëm hoteleritë që janë në vijë të parë dhe të dytë. Deri më shumë se 50% do të jetë hapësirë publike.
Ndërsa në lidhje me problematikën që ngriti gazetarja Alma Çupi, ku vija bregdetare në plazhin e Ksamil rrinte gjatë darkave e kyçur, Ndreu u shpreh se kjo gjë nuk është një fenomen.
Nuk është fenomen. Se është hasur Alma me këtë rastin, nuk do të thotë që të gjithë kanë privatizuar vijën bregdetare.