Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Komplot për të vrarë presidentin”, Venezuela arreston disa shtetas amerikanë, spanjollë dhe një çek

2024/09/15 at 10:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë e Venezuelës konfirmon fitoren e Maduros në zgjedhjet presidenciale

Autoritetet në Venezuelë thonë se kanë arrestuar tre shtetas amerikanë, dy spanjollë dhe një çek, të cilët sipas tyre dyshohen se kanë thurur plane për të destabilizuar vendin.

Ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello tha se janë sekuestruar qindra armë dhe se të ndaluarit planifikonin të vrisnin Presidentin Nicolas Maduro dhe të tjerë zyrtarë të rëndësishëm të Venezuelës.

Arrestimet vijnë dy ditë pasi Uashingtoni sanksionoi 16 zyrtarë venezuelianë të cilët janë të lidhur me Presidentin Maduro.

Qeveria tha se spanjollët e arrestuar janë të lidhur me Qendrën Kombëtare të Inteligjencës (CNI) në Madrid. Sidoqoftë, burime në qeverinë spanjolle kanë thënë për mediat lokale se kjo nuk është e vërtetë.

“CIA po udhëheq këtë operacion dhe ajo që nuk na habit ne, por ata, Qendra Kombëtare e Inteligjencës së Spanjës, gjithmonë kanë mbajtur një profil të ulët duke e ditur që CIA operon në këtë zonë. Këta dy të ndaluar na treguan për një grup mercenarësh që po shikojnë për të sjellë në Venezuelë me qëllimin e qartë, të vrasin Presidentin Nicolas Maduro, zv/Presidenten Delcy Rodriguez, mua dhe një grup tjetër shokësh që po udhëheqin partinë dhe revolucionin tonë”, tha ministri Cabello.

SHBA nga ana tjetër i ka mohuar akuzat.

“Çdo pretendim për përfshirjen e SHBA-së në një komplot për rrëzimin e Maduros nga pushteti është kategorikisht i pavërtetë”, tha Departamenti i Shtetit, ku shtoi se Uashingtoni vazhdon të mbështesë për një zgjidhje demokratike në krizën politike në Venezueslë.

Arrestimet janë kryer pas disa përplasjeve mes qeverisë së Maduroës me SHBA-në dhe Spanjën.

Kujtojmë se Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve në Korrik nga Këshilli Kombëtar i Zgjedhjeve që është i lidhur me qeverinë në Venezuelë. Por Këshilli nuk publikoi detaje të votimeve që mbështesnin fitoren e Maduros.

Informacionet e publikuara nga opozita sugjeronin se kandidati i saj, Edmundo Gonzalez, ishte fituesi.

Ju sugjerojmë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

9 Korrik, 2025 7:08 pm
Para
I dënuar me 30 vjet burg për vrasje në Nikël, ekstradohet Agron Tufa nga Italia

I dënuar me 30 vjet burg për vrasje në Nikël, ekstradohet Agron Tufa nga Italia

Shqipëria nënshkruan Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në çështjet civile dhe tregtare

Shqipëria nënshkruan Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në çështjet civile dhe tregtare

Moti i keq në vend/ Anëtarja e Kryesisë së PD publikon pamjet nga Durrësi: I kujtoj qytetarëve të mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete

Moti i keq në vend/ Anëtarja e Kryesisë së PD publikon pamjet nga Durrësi: I kujtoj qytetarëve të mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete

TE FUNDIT

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
9 Korrik, 2025

Çdo analizë mbi qëndrimin aktual të Donald Trump ndaj Rusisë rrezikon të bëhet shumë shpejt e vjetëruar. Nëse i kushtoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com