Në territorin shqiptar do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.
Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore. Orët e pasdites sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në territor; megjithatë situata e motit vijon e paqëndrueshme.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.