Pasi deklaroi se dobësitë e listës së drejtuesve të qarqeve të PS janë Erion Veliaj, Pandeli Majko dhe Mirela Kumbaro, analisti Baton Haxhiu radhiti dhe tre më të dobëtit të listës së drejtuesve të qarqeve të PD.
Në emisionin “Opinion” Haxhiu tha se për të një nga figurat më të dobëta është Tritan Shehu në Gjirokastër, Bujar Leskaj në Vlorë dhe Ivi Kaso në Korçë.
“Tritan Shehu, pa diskutim. Bujar Lesjak, nuk e di se për çfarë arsyeje është aty. Ivi Kaso ka një forcë që mund ta fuqizojë atë në Korçë për arsye se aty është një betejë mes PS dhe PD. Dhe në zgjedhjet e fundit prodhojë një garë.
Haxhiu tha se beteja elektorale më e” pamëshirshme” do të jetë në Fier, ku PS ka vendosur drejtuese politike për këtë qark, Belinda Ballukun dhe PD, Gazment Bardhin.
“Mendoj se Gazment Bardhi në Fier do e ketë të vështirë, por andej kemi një figurë që është e pamëshirshme”,-tha Haxhiu./Opinion.al