Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj dhe Presidenti i Izraelit vizitojnë Memorialin e Holokaustit në Tiranë: Vendi juaj na dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur

2024/09/12 at 6:57 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj dhe Presidenti i Izraelit vizitojnë Memorialin e Holokaustit në Tiranë: Vendi juaj na dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur

Presidenti i Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog e mbylli vizitën e tij të parë në Shqipëri në Memorialin e Holokaustit në Parkun e Liqenit të Tiranës.

Në këtë vizitë ai u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se në një ditë si kjo jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota reflekton mbi Holokaustin, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Sot përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Gabimet e së shkuarës nuk duhen përsëritur. ‘Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë’, – ka shkruar, George Santayana. Pavarësisht nëse je kryetar bashkie, president, ambasador, madje edhe tregtar i thjeshtë… duhet të kuptojmë se ato që themi sot, ndoshta nuk shkaktojnë vërtet përçarje apo përplasje fizike të atëçastshme, por në afatgjatë, e helmojnë shoqërinë. Është si kanceri që zhvillohet dalëngadalë, pa u ndier, qelizë pas qelize, derisa vjen një moment që mund të jetë tepër vonë, nëse nuk bën kontrollet e rregullta për ta identifikuar dhe marrë masat e duhura më parë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mos i përsërisim gabimet e së shkuarës, por të mësojmë prej tyre”, tha Veliaj.

Presidenti Herzog shprehu mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe falenderoi nkryetarin Veliaj për kontributin e tij për të përkujtuar gjeneratat heroike.

“Ky përkujtim është i jashtëzakonshëm! Krah për krah, zemër për zemër, njerëz të besimeve të ndryshme, qëndruan së bashku kundër së keqes, duke refuzuar të lejojnë injorancën dhe urrejtjen të shtrembërojnë emocionet dhe besimet e tyre te qeniet njerëzore. Sot, ndërsa vala e urrejtjes, antisemitizmit dhe terrorit, është kthyer sërish kundër hebrenjve në mbarë botën dhe në Izrael, Shqipëria zgjeron më tej traditën e saj të tolerancës, dinjitetit, dhe respektit. Falenderoj mbarë kombin shqiptar dhe ju falenderoj juve, i nderuar kryetar bashkie, dhe qytetin tënd, për një miqësi kaq të pabesueshme, të frytshme dhe të fortë. Ky vend ka mbetur një fener i vullnetit të mirë dhe mirësjelljes. Shqipëria na kujton se hebrenjtë dhe myslimanët, bektashinjtë dhe të krishterët, mund të jetojnë së bashku në harmoni dhe respekt të ndërsjellë. Përvoja shqiptare dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj kujtoi rolin e rëndësishëm që luajti Shqipëria gjatë luftës, duke u bërë shtëpia e qindra hebrenjve.

“Para ca ditësh isha duke folur me disa miq, pikërisht për këtë temë dhe ndërmendëm se si, në vitin 1934, Herman Bernstein, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, shkroi: ‘Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria është një nga vendet e rralla në Evropë sot, ku nuk ekzistojnë paragjykimet dhe urrejtja fetare, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime’. Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Evropë ku, pas përfundimit të luftës, numri i hebrenjve ishte shumë herë më i lartë krahasuar me periudhën para luftës. Nëse para luftës në Shqipëri ndodheshin 200 deri 300 hebrenj, pas luftës atje ishin gati 2 mijë hebrenj. Njerëzit erdhën këtu nga ish-Jugosllavia, Greqia dhe vende tjera. Kjo tregon mikpritjen e shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë që ishin me ta”, tregoi Veliaj.

Fjalën e tij, ai e mbylli me një apel që, si qytetarë të këtij kombi dhe si pjesë e një komuniteti global, të sigurohemi që të punojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë. “Kujtesa është një detyrim, jo vetëm për të nderuar viktimat e Holokaustit, por edhe për të siguruar që vuajtjet e tyre të mos kenë ndodhur kot. Është një angazhim i vazhdueshëm për të luftuar kundër urrejtjes dhe diskriminimit, kudo dhe kurdo që ato shfaqen. Kjo vizitë sot, këtu, është një kujtesë e fortë se ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë humanizmin dhe dinjitetin e çdo individi. Është një thirrje për t’u bashkuar kundër padrejtësive dhe për t’u përpjekur për një botë më të drejtë, më humane dhe më të dashur. Kjo është përgjegjësia jonë ndaj brezave të ardhshëm – që t’u japim atyre një botë ku urrejtja dhe përçarja nuk kanë vend”, tha Veliaj.

Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët. Ndaj, në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre për t’i strehuar dhe mbrojtur, Tirana ka një memorial në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
Kryesore

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

11 Maj, 2025 11:45 pm
Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!
-U tha në Opinion

Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!

11 Maj, 2025 11:28 pm
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Para
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar

Rusia: Nëse Ukraina përdor raketat e Perëndimit, nënkupton se vendet e NATO-s janë në luftë me ne

Cristiano Ronaldo kritikon trajnerin e United: Tha gjëra që nuk thuhen..

Cristiano Ronaldo kritikon trajnerin e United: Tha gjëra që nuk thuhen..

Vota e emigrantëve/ Balla thirrje opozitës: Votoni aktin normativ për t’i mundësuar KQZ fondin për ngritjen e regjistrit

Vota e emigrantëve/ Balla thirrje opozitës: Votoni aktin normativ për t'i mundësuar KQZ fondin për ngritjen e regjistrit

TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com