Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të mos zbresim në pus me litarin e qafirit!

2024/09/12 at 5:15 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Të mos zbresim në pus me litarin e qafirit!

Nga Jola Hysaj

Kam dëgjuar shumë në këtë periudhë, diskutimet mbi drejtuesit e qarqeve, diskutimet mbi vazhdimësinë, diskutimet mbi frikën dhe terrorin!

Kam dëgjuar dhe dëgjoj pafund, sepse, si ‘njeri terreni’, preferoj të jem mes njerëzve dhe të dëgjoj çdo ditë hallet, problemet, ankesat, padrejtësitë, sepse fundja ky është edhe funksioni im politik për të cilin jam zgjedhur me votën e lirë.

E cilësoj, me votën e lirë! Po po, me një garë të pastër dhe të hapur!

Por a do tëjetë e tillë 2025?!

Teksa shihja me qindra dhe mijëra qytetarë pranë SPAK-ut, ditën e djeshme, më vinte t’i thoja atyre që përzien tavolina të tëra, brenda dhe jashtë kryeqytetit, brenda dhe jashtë çdo qytetit të Shqipërisë: TË THUASH TË VËRTETËN KA KOSTO, T’I SHKOSH ASAJ DERI NE FUND KUSHTON EDHE MË SHUMË. KURRË MOS HIQNI DORË!

Të nderuar shqiptarë!

Ajo çka ju rrethon në përditshmërinë tuaj, është një mjergull e madhe tymnaje, e cila, zbeh dhe demoralizon secilin prej nesh në çdo moment të ditës.

Ajo që më ngeli thellë në mendje, është fjalia që tha vetë Lideri i Partisë Demokratike, Z. BERISHA: “Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhëri mafioz, politik. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur qoftë edhe shkelja më e vogël”.

Sa prej jush përballeni apo jeni përballur me një fakt të tillë çdo ditë të jetës suaj; ju, familjarë, të afërm, miq apo shokë tuaj?

A nuk është ky momenti të mos zbresim në pus me litarin e qafirit? A nuk është momenti që të paktën dhe njëherë të vetme të kërkojmë të jemi qytetarë të Evropës, pa kthim pas deri në momentin që ta arrijmë diçka të tillë?

A nuk u lodhët nga presionet, zvarritjet, nëpërkëmbjet, kërcënimet dhe të qenurit të përdorur “1 ditë në vit”? Apo ekstremet e qeverisë, me të palarat deri në palcë, që pushtetin 4-vjeçar e barazojmë me një thes mielli? Dhe ata që i nënshtrohen kësaj, janë të detyruar të shkojnë në limitet e mbijetesës, ndërkohë që po jua marrin shpirtin çdo ditë me taksa, kontrolle, rroga qesharake, që sado shfaqen sikur i kanë rritur, nuk kanë të krahasuar me rritjen e pandalshme të çmimeve. Çfarë rritën…? Asgjë!

Ky është momenti më i dhimbshëm, në të cilin, secili prej nesh çdo ditë po humbet nga pak dinjitetin, po humbet njerëzillëkun!

Duhet ta kuptojmë përfundimisht, që ky është momenti për të nisur “RRUGËN PA KTHIM, DREJT LIRISË”!

Një qeveri e paskrupullt, e zhytur e tëra në zhul, pisllëk, maskarada, e cila kërkon të na çojë në zgjedhje me kushtet mizerable të një loje të pistë, njëkohësisht kërkon të na zhysë në injorancë, teksa përvesh mëngët për të vjedhur sërish dhe pafund!

Të luftosh për të vërtetën nuk është rrugë e thjeshtë, por kërkon ngulmim, të qenurit të palodhur, të vendosur, të palëkundur dhe të paheshtur. Në vend që të mësyjmë karrigët, dhe të mësyjmë drejt së drejtës dhe lirisë sëvendit.

Ky është momenti për të mos zbritur në pus me litarin e qafirit!

O SOT, O KURRË!

Ju sugjerojmë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…
-U tha në Opinion

“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…

4 Shtator, 2025 10:13 pm
Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama
-U tha në Opinion

Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama

4 Shtator, 2025 10:07 pm
“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë
-U tha në Opinion

“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë

4 Shtator, 2025 10:05 pm
Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…
-U tha në Opinion

Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…

4 Shtator, 2025 10:01 pm
Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit
-U tha në Opinion

Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit

4 Shtator, 2025 9:55 pm
Para
Gjendet pa shenja jete një 43-vjeçare në Tiranë

54-vjeçari godet me një send në kokë mjekun në Vorë, ja arsyeja...

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

23 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit, SHBA dhe bota vazhdojnë të përballen me terrorizmin

23 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit, SHBA dhe bota vazhdojnë të përballen me terrorizmin

TE FUNDIT

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
4 Shtator, 2025

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”,...

Lexo më shumë

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
4 Shtator, 2025

Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë...

Lexo më shumë

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
4 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij...

Lexo më shumë

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është treguar i rezervuar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re e cila do të shpallet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com